20-vjeçarja, e dashura e Nuredin Dumanit ka rrëfyer se ky i fundit i është prezantuar me emrin Arvit Spahiu, madje i ka treguar edhe kartën e identitetit. Ajo ka zbuluar se e kishte prezantuar edhe me prindërit e saj pasi ishin në një lidhje serioze, e ndërsa Dumani e kishte gënjyer duke thënë se ai kishte familjen në Francë. Ndërkohë, 20-vjeçarja tha se ai mbante të njëjtën armë kudo me vete dhe se kur e kishte pyetur se përse dilte i armatosur i ishte përgjigjur “je e re për këto gjëra”.
Dëshmia e plotë
Shtetasja M. Hajdini ka deklaruar që është me shtetësi kosovare. Në muajin prill të vitit 2021, me shoqërinë e saj ka qenë tek lokal “G***” në Gjilan. Aty tek ai lokal, ngjitur me to ishin ulur edhe 2 shtetas të tjerë. Njërin nga ata e njihte dhe quhej Sh.Z dhe është nga Gjilani.
Ai ka një qendër poligoni ne Gjilan dhe familja e tij është disi e njohur në Gjilan. Kurse djalin tjetër që ishte me Sh. ishte hera e parë që e shihte dhe nuk e njihte.
Atë ditë në lokal ky djali tjetër i ka folur dhe i kërkoi numrin e telefonit. M. ia ka dhënë numrin dhe që atë di të filluan të komunikonin nga telefoni. Ai kishte një numër celulari të Kosovës dhe jo të Shqipërisë, por nuk e mban mend numrin.
Ai i është prezantuar me emrin Arvit Spahiu dhe i tha se ishte nga Tirana dhe ndodhej në Kosovë për punë, ku i ka treguar edhe një letër njoftim apo karte identiteti , ku emri ishte vërtete Arvit Spahiu dhe fotoja ishte e tij. Letër njoftimi që i ka treguar nuk e d i se cilit shteti i përkiste por sqaron qe nuk ishte i Kosovës dhe i Shqipërisë.
Pasi kishte kaluar afro 1 muaj gjysmë që nga dita që u njohë dhe që takoheshin shpesh, thuajse çdo ditë, Arviti kërkoi që lidhja e tyre të bëhej serioze dhe donte të takonte prindërit e saj, ku i ka takuar dhe ata filluan të bashkëjetonin në një banesë me qira në Gjilan.
Arviti i ka treguar që familjen e tij e kishte në Francë dhe për këtë arsye nuk mund ta takonte. Kur kanë filluar të bashkëjetojnë, ajo ka vënë re që Arviti mbante armë zjarri me vete, gjithmonë arma ka qene e njëjtë.
Arma ishte e zezë dhe kur dilnin a i e mbante në brez e kur vinin në shtëpi ai e linte në dhomë. Kur e ka pyetur se përse mbante arme ai i është përgjigjur “ti je e re, s’ke pse ti dish këto”.
Lajmi kryesor:
Përplasja me armë në Elbasan, lirohet e dashura 20-vjeçare e Nuredin Dumanit: Nuk e dija të shkuarën e tij, më ishte prezantuar me emër tjetër! Burg për 'ushtarin e tij! Shtyhet masa për 3 mjekët
B.K./ReportTv.al