Vepra e vëllezërve Janaki e Milton Manaki, fotografë e kineastë të shquar të fillim shekullit të XX vjen për herë të parë në Korçë nga antropologu rumun Catalin Konstantin.
Ekspozita fotografike “Përtej së djeshmes” është një rrugëtim vizual e kulturor nëpër Ballkanin e Jugut, një qasjeje që bashkon artin dokumentar me poezinë vizuale. Antropologu rumun ka realizuar mbi 100 fotografi bashkëkohore në fshatrat vlleh të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, duke ndjekur gjurmët e vëllezërve Manaki.
Catalin Konstantin, atropolog tha se “Gjithçka nisi kur zbulova në një arkivë në Bukuresht fotografi shumë të vjetra të vëllezërve Manaki, të realizuara në fshatra të Ballkanit gjatë kohës së Perandorisë Osmane. Këto fotografi nuk kishin emra vendesh – thuhej vetëm ‘fshatra arumunë’ – ndaj ndërmora një udhëtim tetëvjeçar për të identifikuar dhe dokumentuar këto vende.”
Daniela Stoica Koordinatore e qendrës rumune të Informimit Korcë tregon se në ekspozitë jane rreth 100 fotografi te vjetura te bashke ngjitura edhe me fotografi te reja qe jane kryer nga profesori Catalin D. Constantin.
Janaki dhe Milton Manaki u lindën në fshatin vlleh të Avdelës në Greqi por jetuan në Manastir të Maqedonisë Veriut mandej në Rumani e Bullgari. Aktiviteti i tyre shtrihej përtej kufinjve të shteteve. Përmes fotografisë dhe filmit, ata sollën një botë në lëvizje si dëshmi e tranzicionit.
Ekspozitën me foto të rralla do ta gjeni të hapur në Universitetin e Korçës deri më 30 qershor e mandej antropologu Catalin Konstantin synon ta çojë në qytete të tjera të Rajonit.
Komente
