Cristiano Ronaldo

Historia e futbollit, Cristiano Ronaldo shënon golin e 900 në karrierë

5 Shtator, 21:59| Përditesimi: 5 Shtator, 22:45

  • Share

Cristiano Ronaldo (39 vjeç) shënoi golin e 900-të në karrierën e tij profesioniste të enjten (5 shtator) në ndeshjen hapëse të Portugalisë në Ligën e Kombeve 2024/25 kundër Kroacisë në 'Estádio da Luz' në Lisbonë, duke zgjeruar rekordin e tij mbi Lionel Messin si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave.

Deri më sot, 769 nga 900 golat e Ronaldos kanë ardhur në nivel klubi, ku ai ka luajtur 1025 ndeshje (mesatarisht 0.75 gola për lojë). Shumica e tyre (450) erdhën gjatë periudhës së tij 9-vjeçare me Real Madridin, megjithëse ai ka qenë gjithashtu jashtëzakonisht i suksesshëm edhe me me Manchester United (145 gola), Juventus (101) dhe Al Nassr (68). 

Cristiano Ronaldo ka shënuar 437 gola pas moshës 30 vjeçare. Më shumë se legjendat si: Henry, Rooney e Didier Drogba, që kaq gola i kanë në gjithë karrierën.

900 golat e Ronaldos:

450 për Real Madridin

145 për Man United

131 për Portugalinë

101 për Juventusin

68 për Al Nassr

5 për Sporting Lisbona

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?