Ndërsa mediat e botës prej 3 ditësh shkruajnë e flasin pa pushim për 30 mjekët dhe infermierët shqiptarë që shkuan në Itali duke u treguar të gjithëve se çfarë do të thotë solidaritet dhe mirënjohje, disa media shqiptare duket se e kanë të vështirë të nderojnë siç duhet këta heronj, duke zgjedhur t'i përlyejnë.
Të punosh nuk është turp, por të shpikën apo prishësh figurën e një punëtori që ushqehet me djersë është një veprim shumë larg dinjitozit. Një gjë e tillë fatkeqësisht ka ndodhur me një prej infermierëve të dërguar në Itali.
Bëhet fjalë për Qazim Ismaili, që në përpjekje për të denigruar figurën e tij duke e cilësuar "pompisti i veshur i mjek", pa u interesuar më parë se ai zotëron një licencë të infermierit dhe se këtë profesion e ka ushtruar për vite me radhë në Shqipëri dhe Itali, jeta e ka detyruar të punojë pompist në karburant. Ndërkohë që shumica janë të strukur në shtëpi e punojnë të sigurt nga divani i tyre, fillimisht të sigurohen dhe konfirmojnë atë që shkruajnë në lidhje me infermierin, pasi mjaft i rrezikuar është në frontin e luftës, për të mbajtur dhe sulmet e mediave.
Historia e infermierit Qazim Ismaili
Qazim Ismaili, banor i Vorë, i diplomuar infermier ka punuar katër vite në Spitalin Ushtarak. Më pas për 9 vite në Spitalin Nr.2 dhe pesë vite të jetës së tij si infermier në Itali.
Ai është baba i 3 fëmijëve dhe në 2008 u detyrua të kthehej në Shqipëri, pas shpërthimi i Gërdecit plagosi rëndë një prej fëmijëve të tij. Që nga ajo kohë ai nuk mundi të punonte më si infermierë pasi e para BVora nuk ka qendër spitalore dhe e dyta kostot e përditshmë Vorë-Tiranë, ishin të papërballueshme për rrogën e infermierit.
Që nga ajo kohë ai ka punuar pompist në një karburna në Vorë, pranë banesës së tij, por kjo nuk e bën më pak infermierë , por më shumë njerëzor që zgjodhi famijen e tij para shkëlqimit profesional.
Sot aitij iu dha mundësia që ato vite pune dhe vlerësimi si infemrier ën Itali, të mudn t\ia shpërblenete në këtë ditë të vështirë, duke lëën ën shtëpi një fëmijë të sëmurë. këto vlera njerëzore duhet t'i mësojmë të gjithë prej infermier Qazimit.
Urdhri i Infermierit: Të 20 infermierët zotërojnë lejen e ushtrimit të profesionit që njihet nga Italia
Në lidhje me rastin e Qazimit, Urdhri i Infermierit tha se të 20 Infermierët të cilët në këto momente po japin kontributin e tyre në luftën kundër Covid – 19 në Spitalin e Brescias në Itali, janë të anëtarë aktivë të Urdhrit dhe të pajisur me Lejen e Ushtrimit të Profesionit të Infermierit që njihen dhe nga shteti fqinj.
"Urdhri i Infermierit të Shqipërisë informon opinionin publik se 20 Infermierët të cilët në këto momente po japin kontributin e tyre në luftën kundër Covid – 19 në Spitalin e Brescias në Itali, janë të anëtarë aktivë të Urdhrit dhe të pajisur me Lejen e Ushtrimit të Profesionit të Infermierit. Urdhri i Infermierit shpreh indinjatën e tij përkundrejt të gjithë aludimeve që po bëhen për të zbehur kontributin e profesionistëve tonë në shtetin fqinj, Italinë. Lejet e Ushtrimit të Profesionit të lëshuar nga UISH janë plotësisht të njohura nga organet homologe në Itali", shkruhet në deklaratën e tyre.
Avokati Durda: Qetësohuni njerëz! Qazimi është infermier, u detyrua të punojë pompist
Avokati Geraldo Durda, i cili përfaqëson familjet e prekura nga Gërdeci, ka qenë pjesë e reagimeve duke kundërshtuar fort shkrimet e disa mediave për të ulur poshtë figurën e infermierit Qazim Ismaili. Avokati konfirmon se Qazimi ka punuar si infermier për shumë vite në Shqipëri dhe Itali, ku është detyruar të kthehet nga vendi fqinj për shkak të tragjedisë së Gërdecit. Për shkak së nuk mund të hynte në sistemin e shëndetësisë, ai punoi në një karburant në Vorë.
“Qetësohuni njerëz! Qazim Ismaili është babai i tre fëmijëve të quajtur Jonida, Artiola vuan nga zemra edhe Roeli djali i vogël. Qazimi ka punuar për 4 vite në Spitalin Ushtarak e më pas për 9 vjet ke spitali Nr 2 dhe për 5 vite infermier në Itali. Qazimi është kthyer nga Italia në vitin 2008 kur ndodhi tragjedia e Gërdecit, për shkak se vajza e vogël e cila vuan nga zemra u dëmtua. Edhe prej nga ajo kohe ka tentuar të rikthehet në sistemin e shëndetësisë, por nuk ka arritur dot dhe ndërkohë ka punuar si shitës karburanti në Vorë”, shkruan Durda.
Medjat Shqiptare medja të pfonarve drogmen duhen mbyllur pa as më të voglin diskuzim. Kto medje jan medje fashiste e medje kfim8nelësh. RESPEKT PËR TEPORT Tv QË ËSHTË MEDJE E PËRSOSUR . E PRONARI SAJ ËSHTË ITALJAN E PUNON NË TË MIRËN E SHQIPRIS. RRESPEKT.
PërgjigjuQazimi eshte nje burre i mire qe mundohet te mbijetoje . Nuk mundet me punu infermier se i kerkojne pare te hyje ne pune detyrohet te punoje ne pike karburanti. Ktu nuk duhet gjykohet Qazimi por shoqeria qe nuk reagon ndaj politikes dhe zyrtarve te korruptuar. Ne jemi te gjithe si Qazimi qe nuk na japin pune veq kur duhet me sakrifiku na vendosin ne krye.
PërgjigjuVendosi dryrin ktyre media qe shpifin ne kurriz te kombit o Edo.Situata e emergjences ta lejon dhe mos degjo fare cfar leh opozita me te drejten e mediave qe paguhen nga shqiptaret dhe punojn kunder shqiptareve
PërgjigjuNuk duhej te shkoje o qazim,,duhej te kujdeseshe per familjen,,pas asaj tragjetie te gerdecit te bere nga sali kriminel gerdeci,,,ju urojme kthim pa probleme ne shqiperi juve dhe gjithe stafit....
PërgjigjuCdo media qe disinformon ne kurriz te shqiptareve duhet te paguaj maksimalisht gabimin.Ti hiqet dhe licensa ketyre plerave qe duan vetem te keqen e kombit.Vetem me penalizim maksimal mesojne keto media te felliqura
PërgjigjuBRAVO TE QEFTE O ZOTERI SE MERITON TE QUHESH ZOTERI. Keto lloj plerash te vrasin plagosin dhe kerkojne te te shajne llumi po' llum do te mbetet dhe ndeshkimin me te madh da ta marrin me VOTAT BRAVO TE QOFTE RESPEKTE.SHPRESOJ QE KUR TE KTHEHESH ZOTRI BEJ NJE DENONCIM QE TE MARRIN VESH TE TJERET QE ME FATIN E TE TJEREVE NUK MUND TE TALLET NJERI.
PërgjigjuFaleminderit...Ty edhe kolegeve te Tu,me humanizmin dhe profesionin tuaj,per te shpetuar sa me shume jete,keni ber te ndjehen keq disa njerze parazit.Ne,jemi me Ju.
PërgjigjuFaleminderit per punen qe po ben. Ti je ne Itali edhe per ne. Krenohemi me ty dhe me gjithe te tjeret.
Përgjigju