Nicolas Schiappacasse

Historia e ish-sulmuesit të Atletico Madrid, doli nga burgu dhe shënoi golin historik

8 Shkurt 2023, 11:27| Përditesimi: 8 Shkurt 2023, 11:28

  • Share

Uruguaiani Nicolas Schiappacasse ka një histori të denjë për filma. Ish-sulmuesi i Atletico Madrid dhe Sassuolos ka dalë nga burgu pak kohë më parë dhe tanimë rikthehet të shënojë në Uruguai, në elitën e këtij vendi për klubin e La Luz. Të ngjitur këtë sezon mes më të mirëve të Uruguajit, goli i Schiappacasse ishte i pari për këtë klub pas promovimit mes më të mirëve.

“Kur je në burg, nuk e di nëse do të jesh sërish i lirë. Gjithmonë e kam pasur parasysh që nuk do ta humbas futbollin, as nuk do ta harroj. Ishin ditë shumë të vështira në burg”, deklaroi ‘Chappa” Schiappacasse në korrik 2022.

Paçka se ekipi i tij humbi 1-3 me Montevideo, goli i sulmuesit ishte i pari në elitën e këtij vendi për La Luz, me mediat që kanë nxituar të tregojnë historinë e sulmuesit.

Nicolás Schiappacasse u arrestua nga policia në janar 2022 për mbajtjen e një arme, kur ishte duke shkuar në ndeshjen midis Penarol dhe Nacional. Ish-lojtari i Atletico Madrid kreu 2 muaj e 12 ditë burg efektiv dhe pjesa tjetër e dënimit u plotësua me gjashtë muaj arrest shtëpiak, me autorizim gjyqësor, për të qenë në gjendje të stërvitet dhe të luajë ndeshjet e futbollit.

Në 2016 te Atletico Madrid vurën "bast" për sulmuesin, duke e afruar nga River Plate. 24-vjeçari nuk u ngrit asnjëherë në lartësinë e detyrës as te Sassuolo apo Penarol, për t'u rikthyer tanimë me gol.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?