Historia e kulinaria, oferta turistike e Beratit në fundvit! Projektohen ikonat e Onufurit në lagjen 'Mangalem'

26 Dhjetor 2022, 17:51| Përditesimi: 26 Dhjetor 2022, 18:06

  • Share

Atmosfera e festave ka mbërritur në qytetin e Unescos me drita shumëngjyrëshe. Për herë të parë këtë vit, në lagjja muzeale Mangalem ndriçohet nga ngjyrat e ikonave të Onufrit….

Ndërsa në shëtitoren Republika, panairi dhe shtëpizat e drurit janë të mbushura me qytetarë që shijojnë verën e ngrohtë nën tingujt e muzikës.

Por përpos vizitave në kala dhe lagjet muzeale, turistët e shumtë kanë mundësi të shijojnë gatimet tradicionale në hotelet e bujtinat e Beratit, ku këtë fundvit prenotimet janë të shumta.

“Kulinarinë e kemi pikën më të fortë. Turistët janë të surprizuar! Përpos ofrimit të shërbimit restorant, në organizojmë dhe kurse gatimi për turistët. I fusim ata në kuzhinë zënë kulaçin vetë”, tha Alma Spathara.

Sipërmarrësja Alma Spathara tregon se paketa turistike përfshin dhe udhëtimet.

“Për natën e ndërrimit të viteve përpos shqiptarëve kemi dhe familje nga Italia e Bullgaria që kanë prenotuar. Organizojmë dhe aktivitete siç është shëtitja në Malin e Tomorit”.

Nga kisha "Santa Lucia", kryebashkiaku Ervin Demo dhe besimtarët përcjellin urime për gjithë shqiptarët.

“Berati këtë vit është i pakrahasueshëm me vitet e tjera. Gëzuar!”.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?