Bota

Historia e mrekullueshme, zgjohet nga koma pas 10 muajsh, fjala e parë që thotë ’nënë’

8 Qershor 2021, 10:32| Përditesimi: 8 Qershor 2021, 15:15

  • Share

10 muaj heshtje plotë dhe pak shpresa që të rikthehej në jetë, por dashuria për të bijën dhe nënën e saj duket se e ka rikthyer në jetë 37 vjeçaren Cristina Rosi.

Si për të treguar se dashuria për nënë nuk ka kufij, fjalë e parë e Cristinës ka qënë’ nënë’.

Cristina Rosi nga Austria në korrik të vitit të kaluar kishte rënë në koma pas një arresti kardiak të pësuar në muajin e shtatë të shtatzënisë.

Ndërkohë shërimin e saj e prisnin me padurim bashkëshorti i saj Gabriele Suçi, nëna e saj Mirela dhe foshnja që tashmë është 10 muajsh Caterina.

Caterina, lindi foshnjën me një operacion cezarian, ditën kur zemra e saj ndaloi së shkaktuari dëmtime neurologjike te të dy. Nëna dhe vajza nuk u përqafuan kurrë me njëra-tjetrin sepse për secilën filloi një rrugë tejet e vështirë  të rrethuara nga spitalet, terapitë, makineritë e frymëmarrjes dhe të ushqyerit.

Bashkëshorti i saj, Gabriele deklaron se është tejet i lumtur që gruaja e tij është kthyer më

‘Ne nuk e prisnim këtë gjë, ishte një gëzim i vërtetë pas kaq shumë vuajtjesh’, tha ai.

Tanimë sfida e vërtetë është kthimi i saj në gjendjen e mëparshme dhe familja po mundohet ta bëjë atë t’i rikthehen kujtimet duke i treguar ngadalë imazhet e familjes, shoqërisë dhe jetës së saj pas se të binte në koma.

Historia e Cristina Rosi ka gjeneruar një fushatë të madhe  solidariteti në Valdichiana dhe në pjesën tjetër të provincës për të garantuar trajtimin, i cili është shumë i shtrenjtë. Për ta ndihmuar atë të rindërtojë familjen dhe kontekstin shoqëror, thirrjet video me miqtë dhe lidhjet me Caterina-n e vogël janë shumë të rëndësishme. .

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?