"Ju përshëndes nga Turqia, ju dhe të gjithë shqiptarëve!"
E kupton gjuhën shqipe dhe arrin të flasë gjuhën e vjetër, megjithëse nuk ka lindur në trojet shqiptare. Rifat Sait është një histori suksesi dhe krenarie për këdo që në vena vlon gjaku kuqezi. 54-vjeçari i lindur në Izmir, por me origjinë nga Prishtina, ka arritur të gjejë vend deri në parlamentin turk., kur në 2011 u zgjodh deputet i mandatit të 24-të të AK, Partisë së Drejtësisë aktualisht partia në pushtet në Turqi.
Zgjedhja e tij kishte ngjallur debate.
Viti 2011
“Unë jam me origjinë shqiptare dhe kam ardhur nga Kosova, nuk mund të mohohet origjina. Unë jam me origjinë shqiptare por jam shtetas i Turqisë dhe jam krenar për këtë gjë”.
5 vite nga mbarimi i mandatit, në një rrëfim ekskluziv për Report Tv, Sait thotë se fushata e tij së bashku me kolegët, bëri që Turqia të ishte i pari shtet që njohu pavarësinë e Kosovës.
Sot, Rifat Sait, larg politikës, ia ka dedikuar jetën ruajtjes dhe përcjelljes së vlerave të Shqipërisë dhe shqiptarëve, si themelues dhe Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Shoqatave Ballkanike në Izmir, Nënkryetar i Shoqatës Rumeli të Kosovës dhe si President i Qendrës Ballkanike të Studimeve (BASAM), por që jo gjithmonë rruga e tij ka qenë e lehtë.
"Në Turqi jetojnë 6 milion shqiptarë dhe një numër i tillë nuk gjendet as në Shqipëri dhe Kosovë së bashku. Në Turqi shqiptarët konsiderohen si njerëz punëtorë dhe besnik. Njerëz që punojnë për vendin. Asnjëherë nuk kanë menduar ndryshe qoftë në epokën osmane. Vetë shkruesi i Himnit kombëtar të Turqisë Mehmet Akif Ersoy është me origjinë shqiptar". u shpreh Sait.
Sait nuk e fsheh krenarinë e të qënit shqiptar.
“ Nuk besoj se ka asnjë entitet tjetër që ka ecur kaq përpara dhe të kenë pasur kaq sukses. Shqiptarët janë me të vërtetë të rëndësishëm. Ne jemi krenar për arritjet tona.”thotë Sait.
Izmiri, qyteti turk që daton prej më shumë se 3000 vite para lindjes së Krishtit, është bërë shtëpi e 1.6 milion banorëve me origjinë shqiptare, të cilët u larguan nga vendi për shkak të luftërave të vazhdueshme. Aty ata gjetën strehë, një shtëpi të dytë dhe një mundësi për të promovuar kulturën dhe identitetin e tyre. Në çdo lagje të qytetit bregdetar mund të dëgjosh shqipen e vjetër, mund të shijosh ushqimet shqiptare apo mund të shohësh krenarinë e tyre për origjinën dhe inatin karakteristik shqiptar.
Keta shqipot e greqisw lane kokrren e namit, vijne ne suedi e vazhdojne flasin me njeri tjetrin greqisht. duhet nje studim analitik per te kuptuar cfare ju ka bere greku?
PërgjigjuPo kosovaret dhe shqiptaret e maqedonise dihet se jane turq keshtuqe nuk ka asgje interesante ketu.
PërgjigjuNë dëbimin e Shqiptarëve nga Vilajetet E Kosovës ( Ti nuk din gjë je kaurr nga Moravia Se maqedonija ishte teritor i Vilajetit ( Republikës Autonome ) të Kosovës kan mar pjes edhe gjaku ytë i flliqur...Je pas-ardhës i nikolla pashiqit i ardhur në trojet Shqiptare pas luftrave Ballkanike...As babai ytë nuk din gjë...As nuk keni identitet as dinjitet as besim Gjyshrit sllavo-orthodoks...Prindët Darvinist...Vet ateist...
Te Marin shembull te gjith Ata emigrant qe nderruan emrat ne greqi dhe harruan shqipen lere me femijt e tyre
PërgjigjuO patriot pervec se jam dhe une kunder atyre qe nderruan emrat ne Greqi fundja nga halli e bene se kishte ardhe fukarralliku aty ku nuk kishte ku te shkonte me por mos harrojme se dhe keta kane pasur tjeter emer e fe para disa shekujsh dhe I prene e sakatuan deri sa ja nderruan