Një partizan që u rrëmben gjermanëve Radio Korçën në vitin 1943, e në nëntorin e një viti më pas merr në dorëzim Radio Tiranën, me urdhër të Dali Ndreut. Historia e Todo Bojdanit, mbi të cilën Ismail Kadare ndërtoi filmin “Radiostacioni” vjen e përmbledhur në një monografi me dokumente, kujtime e përjetime, të promovuar në Muzeun Historik.
“Aktiviteti i babait ka qenë në periudha të ndryshme në vende të ndryshme. Në ‘Radio Tirana’ fillimisht, pastaj në ‘Radio Korça’. Pastaj në nëkomandën e Korçës, e prej andej në Shtabin e Përgjithshëm. Në Brigadën e Parë, Korpusin e Parë, Divizionin e Parë...”, tregon i biri Jovan Bojdani.
Autorët Sulejman Basha dhe Albert Zholi kanë hulumtuar përgjatë 4 viteve në Arkivin e Shtetit, atë Ushtarak (Arkivi Qendror i Forcave të Armatosura), si dhe në materiale bibliotekase për ta sjellë të plotë, por edhe të ‘korrigjuar’ figurën e Bojdanit.
Jo afër figurës reale, në disa elementë të filmit e nxjerr skenari i Kadaresë Bojdanin, siç rrëfejnë autorët e i biri.
“Kadare ka shkruar në mënyrë letrare, në mënyrë artistike. Kur ngjarja në mënyrë dokumentare është disi më ndryshe. Vetë Kadare e takoi disa herë Todo Bogdanin, për të bërë filmin ‘Radiostacioni’, ku ai përshkoi të gjithë historinë e marrjes në dorëzim të radios. Dhe i vetmi ndryshim, që i përcolli Kadaresë Bojdani është momenti kur ai thotë, të gjithë ish punonjësit e Radios, me ikjen e gjermanëve erdhën vetë, në mënyrë vullnetare të ndihmonin ringritjen e Radio Tiranës. Ndërsa në film duket sikur i morën me forcë”, tregon Albert Zholi, bashkautor.
“Unë nuk kam qenë në shtëpi kur Ismaili, së bashku me Mihal Cikon kanë ardhur e duhet të kenë ndenjur mbi dy orë. Babai ka paraqitur të gjithë historinë në mënyrë reale. Dhe kur doli libri e më pas dhe filmi pati shumë reagime nga punonjësit. Duhet të reagojmë, sepse na keni paraqitur sikur na morët me zor. Dhe babai u thoshte: Është vepër artistike, nuk mund tu kërkojmë llogari, s’kemi ç’të bëjmë!”, shprehet Jovan Bojdani, i biri.
Madje, siç sipas tyre, në rolin e partizanit të interpretuar nga Birçe Hasko, Kadare devijon nga karakteri i urtë, e folura me maturi e Bojdanit.
“Babai fliste gjithmonë qetë. Dhe në libër thuhet se vetëm një herë e ka ngritur zërin kur dikush do ti prishte planin e marrjes së Radio Korçës”, shton i biri.
Sa i përket punës në Radio, Todo Bojdani vijoi të jepte kontributin e tij edhe pas Luftës, madje edhe duke trajnuar radioteknikë të rinj.
Monografi të tilla për figura të Luftës Nacionalçlirimtare sipas aktorit Luftar Paja, shërbejnë për t’i dhënë më shumë dritë asaj periudhe.
Une e kam lexuar librin se e kam ne shtepi,por dhe filmin e konsideroj me cilesi te larte.Karakteri i B.Haskos duket si i krijuar nga Driteroi,jo nga Kadareja,personazhet e te cilit zakonisht jane me te sofistikuar e me kulture perendimore,jo dhe aq ballkanas,aq me teper shqiptare.Nga ky artikull interesant duket qe z.Bojdani ne realitet ka luajtur nje rol kryesor ne marrjen e radiove,kurse ne liber dhe ne film i kane dhene rolin e nje guximtari te cartur, te pagdhendur ,gati fshataresk.Rolin e marrjes se radiostacionit ne liber e film i eshte caktuar personazhit te R.Ljarjes.Personalisht,me duken shume interesante kur zbulohen fakte te tilla, ku historia perzihet me fantazine.Me vjen keq qe nuk behen me filma cilesore.Kemi gjithe ata autore te shkelqyer nga te gjitha koherat,qe kane bere e bejne libra te shkelqyer dhe vetem nen diktature ktheheshin ne filma.Ne U.S shumica e filmave bazohen ne librat me te shitur,me te sukseshem dhe te fituesit e cmimeve.Ju ftoj te shikoni listen e fituesve /Pulitzer/dhe shikoni sa prej fituesve ne liste jane bere filma dhe bile fitues cmimesh kinematografike.Dhe ne Shqiperi kemi nje konkurs letrar me fitues dhe kush behen filma pas demokracise-fituesit? Jo! Zakonisht behen filma,tematika e te cileve krijohet ne mendjet e te tilleve si Mamaqi me shoke dhe rezultati dihet-Te gjithe te harrueshem,te gjithe te bejne te shikosh me mire filmat e komunizmit dhe ata te huaj.Arsyeja me se e kuptueshme.
Përgjigju