Brittany dhe Briana janë martuar me Josh dhe Jeremy

Historia e rrallë, binjaket që janë martuar me binjakë bëjnë fëmijë në të njëjtën kohë, ja ku u njohën çiftet

19 Shkurt 2022, 15:37| Përditesimi: 19 Shkurt 2022, 15:42

  • Share

Dy binjake, Brittany dhe Briana, të cilat janë martuar me dy binjakë, Josh dhe Jeremy, i kanë fëmijët moshatarë. Në Instagram, binjaket amerikane kanë shpjeguar që fëmijët e tyre nuk janë vetëm kushërinj, por edhe vëllezër gjenetikë.

Shumë njerëz komentuan se janë shumë konfuzë mbi faktin se çfarë i bie të jenë të vegjlit me njëri-tjetrin, me një komentuese që është munduar ta shpjegojë kështu: “Nënat dhe baballarët e tyre janë binjakë identikë. Të dyja çiftet kanë bërë fëmijë. AND-ja identike e tyre ka krijuar secilin prej fëmijëve”.

Brittany dhe Briana janë njohur me Josh dhe Jeremy në një festival binjakësh, në vitin 2017. Çiftet janë martuar në 5 gusht 2018, jetojnë në të njëjtën shtëpi në Virxhinia dhe mendojnë ta zgjerojnë familjen e tyre.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?