Historia e rrallë e familjes në Gjegjan të Pukës! Mrika Prendi: Në regjimin komunist ruajtëm në trarët e shtëpisë Ungjillin e Shenjtë

28 Shtator, 13:34| Përditesimi: 28 Shtator, 21:50

  • Share

Terrori komunist edhe pse ndaloi predikimin e fesë, nuk i stepi disa shqiptarë, të cilët jo vetëm besuan në Zot por ruajtën sendet kishtare dhe librat e shenjtë. E tillë është familja Prendi nga fshati Gjegjan i Pukës. Historinë e rrëfen Mrika Prendi, e cila sot mban mbi supe 89 vite. Ajo thotë se në vitin 1967 kur u mbyll kisha, prifti i zonës i besoi vjehrrit të saj, Ungjillin, botim i vitit 1903 dhe një kryq bronzi edhe më i hershëm.

“Në vitin kur u ndal besimi, prifti i zonës, i cili më pas u vra nga komunistët na i solli materialet e shenjta në shtëpi duke na i lënë amanet t’i ruanim deri atëherë kur në fshat të kthehej ndonjë prift. Vjehrri im i ka marrë të gjitha këto materiale, i ka mbështjellë mirë i ka fshehur në trarët e shtëpisë. Ne si familje jetonim gjithnjë me frikë se do i gjenin dhe krahas faktit se nuk do mund të mbanim amanetin e Priftiti do na digjnin shtëpinë e burgosnin”- tregon nënë Mrika, e cila ruajtjen e Ungjillit e konsideron si gëzimin e jetës.

Libri i shenjtë ka nevojë për restaurim të pjesshëm, teksa familja e ruan me fanatizëm si pasuri të mbarë zonës, ndaj dhe me të drejtë cilësohet si Ungjilli i rezistencës komuniste. Prend Prendi, djali i familjes, thotë se banorë nga e gjithë zona janë përbetuar mbi këtë Ungjill dhe Kryqin shekullor. Janë falur shumë gjaqe mbi këtë Ungjill dhe janë shuar shumë dyshime për ngjarje të rënda.

“Një Ungjill më i vjetër se ky është dorëzuar në Dioqezës e Sapës, ndërsa këtë e kemi mbajtur ne dhe e përdor gjithë zona. Njerëzit që e kërkojnë Ungjillin vijnë këtu dhe bëjnë be (betohen me dorë mbi librin e shenjte). Ka pas raste kur kapaku ka lëvizur kur kanë bërë be të rreme”, tha ai.

Objektet e shënjta iu besuan të ndjerit Ndrec Pjeter Kola nga Famullitari i Kalivares Dom Prend Qefalia në prag të revolucionit ateist të vitit1967. Ndreca e kanë mbajtur deri në fund amanetin e Klerikut dhe shumica e këtyrë objekteve iu dorëzuan Kishës Katolike pas vitit 1991. Të vetmet objekte që janë mbajtur nga trashegimtarët e familjes Prendi janë Ungjilli (me shkronja latine), botuar në Romë në vitin 1903 dhe Kryqi prej bronzi i shek. XVIII-të.

R.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lui: 28/09/2024 19:51

    Erdhi komunizmi, s’kishte fe, s’kishte gjakmarrje. Iku komunizmi, shyqyr që e kishit ruajtur ungjillin te trarët e shtëpisë për të rifilluar dhe gjakmarrjen.. Komunizmi kishte të meta, por kishte shumë herë më shumë të mira.. Fakti që nuk pranuat komunizmin, tregon që as rregullat e fesë nuk i respektoni. Sepse barazi predikon feja, barazi predikon dhe komunizmi..

    Përgjigju
    • Erdha une: 29/09/2024 17:16

      Ti Lulash bash qenke Lul sak! Po kur nuk di gja se qa me than mos rri tu shkruj marrina o lulash. Lene dreqin e konunizmit he i raft pika bash n’ta or Lul. Lul bash do ba tul ti!

    • Admin: 29/09/2024 00:52

      Fiks ja ke then, shko te hash bar ne kore te veriut meqe i duket sikur esht thar bari ktu. Feja esht shqpirti i njeriut qe ka familjen ne qender dhe jo individin apo njeiun e ri komunist

    • O Lui o mjeshtër: 28/09/2024 21:39

      Pse nuk shko me jetu në Kore të veriut meqenëse vdiske për komunizmin? Ungjilli ka aq lidhje me gjakmarrjen sa ke ti me njeriun

  • Bepi: 28/09/2024 17:52

    Ju nimoft ju e krejtve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?