Foto ilustruese

Historia e shkencës që nuk mësohet në shkollë, por po ndryshon jetët e miliona njerëzve

19 Mars 2021, 11:42| Përditesimi: 19 Mars 2021, 13:39

  • Share

Fizikanët nuk kanë filluar t’i studiojnë direkt vrimat e zeza në hapësirë deri në shekullin e 20-të, kur Ajnshtajni prezantoi teorinë e relativitetit. Edhe pse një ndër revolucionet më të mëdha të shkencës, vrimat e zeza janë një koncept relativisht i ri.

Por, ka një shkencë e cila lëvrohet prej vitesh edhe pse vetëm së fundmi e ka marrë vëmendjen që meriton. Edhe pse lidhet direkt me ne dhe ambientin që na rrethon, shkenca që kërkon alternativa për një botë pa tym duhani, duket se zhvillimet më madhore i ka marrë vetëm së fundmi.

Jemi më afër se kurrë një të ardhmeje pa tym duhani. Këtë e vërtetojnë përpjekiet kokëforta në këtë drejtim nga kompani të mëdha.

Por ndërsa Philip Morris ia ka dalë të sjellë një alternativë pa tym, nën emrin IQOS, historia e kërkimit të alternativave të nikotinës pa djegie janë më të hershme sesa mund të mendoni. Diçka e kanë ditur të moçmit. Edhe në mungesë të gjithë studimeve që janë bërë sot, të cilat tregojnë se është djegia ajo e cila çliron përbërësit e rrezikshëm, paraardhësit tanë skandinavë kanë patur nuhatje mjaftueshëm të mirë sa për të gjetur një mënyrë për ta marrë nikotinën pa tym.

Snusi përdoret në Suedi që prej viteve ‘700.

Është një produkt i bërë prej duhani të pluhurosur, përzier me përbërës të tjerë si edhe ëmbëlsues, i cili është praktikisht i gëlltitshëm. Vendoset mes buzës së sipërme dhe mishrave të dhëmbëve, ku përthithja e nikotinës bëhet shpejt e shpejt përmes mukusit. Snusi është mjaft popullor në vendet skandinave, si një alternativë e cila përmban më pak substanca të dëmshme, si përshembull më pak nitrosamina, që shpesh lidhen me diabetin dhe obezitetin.

Por tani le të rikthehemi tek produktet e epokës sonë revolucionare, kur ndërsa teknologjia ecën me hapa galopantë, numri i duhanpirësve nuk duket aspak të ulet me të njëjtin ritëm. Në 2016-ën, shqiptarët u renditën të 5-tët për nga numri i cigareve që pi mesatarisht një njeri, 2,491 në vit. Parashikohet që në 2025-ën, në botë do të këtë akoma 1 miliardë duhanpirës aktivë. Kjo do të thotë se fatkeqësisht, janë të paktë ata të cilët bëjnë vërtet diçka me thirrjet e vazhdueshme për ta lënë duhanin. Kështu, shkencëtarët janë detyruar të gjejnë zgjedhje, në mungesë të zgjidhjeve, për ata të cilët kanë zgjedhur ta vazhdojnë duhanin.

Një prej zgjedhjeve më popullore janë cigaret elektronike, të cilat nuk bëjnë tym sepse nuk djegin duhan. Gjithashtu, nuk përmbajnë fare duhan. Ato funksionojnë përmes ngrohjes së një lëngu, i cili në shumicën e rasteve përmban nikotinë.

Siç është vënë re prej një sërë studimesh, në vetvete nuk është nikotina përgjegjëse për sëmundjet e lidhura me duhanpirjen por në të vërtetë, rreziku vjen nga substancat që çlirohen nga djegia e duhanit.

Ekspozimi ndaj nxehtësisë së lartë 800 gradë Celcius, në një cigare me djegie, çliron deri në 9 mijë kimikate të dëmshme; një shifër stresuese për shekullin e 21- të, kur duket se mbajmë në kontroll gjithçka përveç huqeve tona të përditshme. Dhe vijmë tek kohët e sotme, tek alternativa më novatore për duhanin pa tym, për të gjithë ata që kanë zgjedhur ta vazhdojnë duhanin: IQOS.

IQOS redukton 95% të elementeve të dëmshëm që çliron djegia, pasi funksionon me ngrohje. Pajisja me pamje futuriste është në fakt, një teknologji praktike për t’u mbajtur në xhep e cila zëvendëson çakmakun, duke ngrohur fijen e duhanit në 350 gradë dhe duke shmangur gjithë andrrallat e tjera të rrezikshme të tymit. Philip Morris International filloi të studiojë për teknologji me ngrohje më shumë se 4 dekada më parë, për të sjellë IQOS në 2018-ën, me idenë për një të ardhme pa tym. I autorizuar edhe nga FDA si një produkt me risk të modifikuar, IQOS duket se mund të jetë hapi më madhor që kanë parë vite të tëra kërkimi për alternativa më pak të dëmshme për duhanpirësit. Deri tani, 16 milion duhanpirës të rritur kanë braktisur cigaret për t’i zëvendësuar me IQOS, një alternativë me ekspozim më të ulët të elementeve të dëmshme.

Duket çështje kohe që njerëzit të braktisin cigaret me djegie në favor të lënies totale të cigares apo alternativave me rrezik të reduktuar. Qoftë prej erës së rëndë të tymit apo prej vetëdijes në rritje në lidhje me rreziqet që vijnë prej tij, shpejt rrugëtimi i njerëzimit drejt të ardhmes pa tym, mund të jetë më në fund një cikël i mbyllur.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?