Historia e shqiptarit bamirës në Amerikë, Aleks Nilaj: Jam administrator pallati, jo biznesmen! Kënaqësia më e madhe në jetë janë falenderimet e dala nga zemra...

28 Prill 2020, 10:48| Përditesimi: 28 Prill 2020, 10:59

  • Share

Shqiptarët gjithmonë kanë treguar se bujaria është virtyt i tyre. Në çdo vend të botës, kudo ku shkojnë për të punuar nuk e kanë harruar këtë virtyt të fisëm, pavarësisht vështirësive me të cilat i është dashur të përballen në fillimet e tyre në emigracion.

Aleks Nilaj është administrator pallati në New York, por tashmë prej 8 vitesh jep kontributin e tij në ndihmë të atyre që kanë nevojë.  E nisi krejt i vetëm duke ndihmuar një herë ose dy herë në muaj familje në nevojë, por tashmë ai është cdo ditë pranë qindra familjeve në nevojë. Në një lidhje në “Rreze Dielli” ai rrëfen si nisi të ndihmojë familjet, të cilat nuk janë vetëm shqiptare. Ai thotë se gjatë ditëve të izolimit nga koronavirus, shpërndan pako me ushqime në më shumë se 170 familje cdo ditë.

"Kemi nisur pothuajse 8 vite më parë në New York kemi patur fatin e mirë që të sistemojmë pothuajse disa familje.Tani është pak më ndryshe puna, tani është kthyer në të përditshme. Është nisur vetëm nga unë, pastaj thirra disa shokë nisëm duke ndihmuar disa familje, por nevojat ishin shumë të mëdha njerëzit kishin nevojë për ushqime çdo ditë, jo një herë ose dy herë në muaj. Përsa i përket biznesit, unë nuk kam kurrfarë biznesi, jam mirëmbajtës i një pallati. Por ka biznese shqiptare, organizata, biznese të huaja që më kanë ndihmuar", shprehet Nilaj. 

Ai thotë se qëllimi është të ndihmohen sa më shumë familje, pa marrë parasysh se cilës kombësi i përkasin. Kënaqësia më e madhe që ndjen, është kur me fjalë zemre, falenderohet nga ata, për të cilët një pako me ushqime është kënaqësia më e madhe". 

"Qëllimi ka qenë të ndihmojmë pjesën që ka më shumë nevojë, pa marrë parasysh nga vjen, ngjyrat, raca, besimi etj, jo vetëm shqiptarë.Në përgjithësi, pothuajse cdo të diel, shpërndajmë për rreth 300 familje që vijnë i marrin këtu, por për shkak të situatës së krijuar nga koronavirus, kanë ardhur disa vullnetarë që kanë shpërndarë ushqimin nëpër shtëpi, rreth 170 të tilla në vende të ndryshme. Ditët e fundit kemi patur një fluks shumë të madh, një ditë këmi patur rreth 500 familje që i kemi shpërndarë. Momente prekëse nga pothuajse çdo ditë, kur vijnë dhe duan të të japin dorën falenderime zemre që dalin prej tyre, është kënaqësi e madhe kur bën dicka për këta njerëz, ti japësh një farë shprese, një rreze drite." shprehet në emisionin "Rreze Dielli" Aleks Nilaj. 

 

 

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?