Sociale

Historia e trishtë e 31-vjeçarit të abuzuar dhe përdhunuar prej vitesh dhe gjesti prekës i gazetares që i ndryshoi jetën

2 Korrik 2021, 12:31| Përditesimi: 2 Korrik 2021, 12:56

  • Share

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli’’ në Report Tv me gazetaren Ilda Cërriku dhe Edision File 31-vjeçarin e abuzuar dhe përdhunuar, për të folur për ndihmën dhe ndryshimin që Ilda bëri në jetën e tij. Me një histori tepër të trishtë Edisioni përloti të gjithë shqiptarët ndërsa Ilda tregoi me tepër për gjendjen në të cilën e gjeti fillimisht Edisionin:

“Kemi parë gjendjen e familjes dhe aty kam parë dicka shumë të madhe njerëzore sepse Edisoni është njeri shumë I qeshur shumë I dashur falë buzëqeshje dhe dashrui edhe pse është në ato kushte. Po asnjë nuk e dinte jetën e Edisionit , vinte nga një befotrof I lënë nga e ëma, jeton me njerkun në kushte shumë skandaloze me qera me një vaskë në mes të dimrit që lahen në oborr me një vëlla invalid 100% dhe kjo gjë mua më prek jashtëmase  dhe kërkova që të ngrija zërin, duke ngritur zërin, duke shfrytëzuar median sociale më është përgjigjur gjithë diaspora” tha ajo.

Edisioni I ftuar në studio tregoi edhe vetë më tepër për gjendjen e vështirë dhe ndihmën që ka marr nga gazetarja Ilda Cërriku, e cila jeton prej shumë vitesh në Itali por gjihtmonë ka qëndruar aktive ndaj problematikave të ndryshme në Shqipëri: 

“Ida më ka ndihmuar shumë mua, unë kam një vëlla të paralizuar, unë kujdes për vëllain se vëllai im nuk ecën fare. ilda më pa në rrugë dhe më ndihmoi me rroba, ushqime, këpucë” tha ai

Ilda tregoi për vështirësitë që ka pasur për ti ndryshuar jetën Edisionit, një rrugëtim aspak I lehtë por që ka arritur me sukses ti rezervojë shkollimin, strehim dhe ushqim:

Nuk ka qenë dicka e lehtë sepse të marrësh dikë nga rruga dhe ta bësh direkte me kollare dhe xhaketë është shumë e vështirë, gjtihcka ka qenë e dhimbshme por unë besoja tek inteligjenca e këtij djali sepse të gjithë thojnë që është me të meta mendore por nuk është e vërtetë, ka një botë dhe një shpirt shumë të madh. Ai nuk ka pasur asnjeherë shkollim, askush nuk I ka dhënë asgjë. Lumuria e Edisionit është kjo të ngrihet në mëngjes I zbathur, I pangrënë të dali direkt tek kanacet nëqoftese ai mbledh kanace dhe shkon I shet për atë quhet lumturi, nuk e dinte se cfarë ishte buzëqeshja, më ka thënë që mami im nuk më ka përqafuar kurrë, përqafimi im I parë ke qenë ti.Dhe unë ndjehem shumë e lumtur që ai po merr përqafime që po e përqafojnë sepse nuk dinte, nuk e kishte idenë. 

Ndërsa Edisioni shprehu edhe dëshirat e tij në studio për një shtëpi dhe një karrocë për vëllain e paralizuar.

“Unë dua një shtëpi afër detit dhe një karrocë për vëllain sepse nuk ecën fare" tha ai në emisionin "Rreze Dielli". 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?