Gonxhe Voja prej vitesh është në pension. Mirëpo dashuria dhe përkushtimi me të cilën e ka bërë punën e saj gjatë viteve si mësuese kimie, ka bërë që 76-vjeçarja të mbetet shumë e dashur për nxënësit e saj.
Nënësit i kam si miq, jam e lumtur që pothuajse të gjithë nxënësit e mi sot janë të gjithë me shkollë të lartë. Kyci dhe suksesi im megjithëse sot jam 76-vjeç, kam marrëdhënie shumë miqësore me nxënësit e mi.Unë kam ndjekur një rrugë, e kam bërë mësimin me një dashuri të paparë, e përgatitur shkencërisht dhe nxënësit I kam trajtuar të barabartë me njëri-tjetrin. Dhe nuk kam prekur nxënës me dorë, as ti shkul veshin, as flokët, as ti ofendojë” thotë ajo.
76-vjeçarja ka kaluar kohë të vështira, pas tërmetit të 26 Nëntorit të vitit 2019, shtëpia ku qëndronte për më shumë se 30 vite iu shkatërruar dhe u kthye në një streh të pabanueshme. E mbetur pa shtëpi, Gonxhe rrëfen se ky ka qenë momenti më tragjik në gjithë jetën e saj.
Tërmeti ka bërë kthesën më të madhe tragjike në jetën time, sepse gjithçka që e kisha ndërtuar me duart e mija në atë shtëpi është shkatërruar sepse edhe ato mobilje ato gjëra janë prej dy vjet e ca të mbyllura atje në katastrofë mes pluhurit etj.
Dashuria dhe respekti që ka treguar gjithmonë për nxënësit i është kthyer tashmë tek vetja mësueses në pension. Një ofertë nga ish-nxënësi i saj për ta strehuar në shtëpi, e ka ndihmuar të kalojë situatën e vështirë.
Kam pasur shumë oferta nga nxënësit e mi dhe I falenderoj shumë.Ishte oferta e nxënësit tim nga Saranda, ai e mendoi që ishte një periduhë e shkurtër dhe të futesh në shtëpinë time, shko shihe dhe nëse të pëlqen rri dhe nëse stë pëlqen fut gjërat e tua më tha ai. Me bonusin që marr nga tërmeti fillova të investoj tek shtëpia e tij dhe ram dakord që të mos merrte qira por ta bëja shtëpinë në të banueshme. Kam 27 muaj që jam këtu dhe jam pa shpresë akoma. Bonusin e qeras e kam marr deri më tani. Por ai bonusi 180 mijë lekë smë mjafton atje kam lënë 3 dhoma dhe 1 kuzhinë.
Por për të, situata mbetet e trishtë pasi tërmeti nuk i mori vetëm shtëpinë por edhe mundësinë për të qëndruar më afër familjes, nipërve e mbesave duke i lënë një brengë të madhe në zemër.
Megjithatë e keqja e madhe është që ne jetojmë shumë të ndarë dhe ndarja largësia, moskomunikimi I shpeshtë , mosardhja e fëmijëve, e nipave, e mbesave ka bërë që të krijohet një brengë e madhe shpirtërore e cila është e pariparueshme.