Sociale

Historia e veçantë e mullinjve në Kallmet! Bashkia e Lezhës i kërkon Ministrisë t’i shpallë monumente kulture

24 Shtator, 17:24| Përditesimi: 24 Shtator, 17:34

  • Share

Në Kallmet, mullinjtë historike, që u ndertuan nga banoret shekuj me pare, për të bluar misrin, grurin e ullinjte sot kërkojnë shpëtim.

Nga 22 mullinj që ka pasur Kallmeti, kanë mbetur vetëm dy, te cilet duhet te restaurohen dhe te ruhen si pjese e trashegimise se kesaj zone.

Zef Toma mësues në pension, njeheresh banor i zones tha se “gjatë regjimit komunist gjashtë prej tyre ishin në funksion dhe shërbenin kooperativës bujqësore. Këta mullinj funksionuan deri në vitin 1996. Sot janë rrënuar plotësisht”.

Fillimisht, mullinjte ishin prej druri, por më vonë, kur u përdorën nga kooperativa, në kohën e komunizmit, u bënë me beton dhe fletë prej çeliku, duke i bërë më të qëndrueshëm.

Paulin Zefi përgjegjës i trashëgimisë kulturore shprehet se “dy mullinjtë e mbetur, pavarësisht dëmtimeve, përfaqësojnë një vlerë të çmuar të trashëgimisë së Kallmetit”.

Per vlerat qe mbartin, Bashkia e Lezhes do t’i drejtohet zyrtarisht Ministrisë së Kulturës për t’u dhene statusin “monument culture” ne menyre qe ti hapet rruga restaurimit dhe konservimit te tyre.

"Këta dy mullinj mund të shndërrohen në atraksione turistike. Muret e tyre janë në gjendje relativisht të mirë. Me disa ndërhyrje për pastrimin, konsolidimin e strukturës dhe ndërtimin e çative, mund të rikthehen plotësish.  Është e rëndësishme që të ruhen dhe të shpallen monument kulture. Këta mullinj janë pjesë e identitetit tonë historik dhe kulturor", shton ai.

Historikisht, në Kallmet të Lezhës kanë funksionuar 22 mullinj: katër për nxjerrjen e vajit të ullirit dhe 18 mullinj uji per miellin. Pas Luftës së Dytë Botërore, vetëm gjashtë ishin në gjendje pune, dhe pas viteve 1990, vetëm dy funksionuan deri në vitin 1996, kur u mbyllën përfundimisht.

R.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?