Portierja shkodrane Ardiola Raxhimi me barkun e rrumbullakosur

Historia e veçantë/ Me barkun e rrumbullakosur, portierja e Vllaznisë shtatzënë në fushë! Ngre Kupën e Shqipërisë

31 Korrik 2020, 17:41| Përditesimi: 31 Korrik 2020, 17:53

  • Share

SHKODËR- Dëshirën për të luajtur në ndeshjen finale të vlefshme për Kupën e Shqipërisë, nuk ia ndaloi as shtatzënia! Barku i rrumbullakët që kishte filluar të duket edhe sipër bluzes së gjerë të uniformës, nuk e pengoi portieren shkodrane Ardiola Raxhimi që të zbriste në fushë e për t'i dhënë fitoren skuadrës së saj.

Vllaznia triumfoi 4-0 përballë Apollonisë, në ndeshjen e luajtur në "Elbasan Arena" dhe Kupën nuk e ngriti kapitenia Megi Doçi siç tradita e kërkonte, por nga portierja Raxhimi. Një ngjarje kjo shumë e veçantë në historinë e futbollit shqiptar, ndoshta edhe në atë botëror, që vjen nga Shkodra. Në përfundim të ndeshjes, e lumtur për fitoren, Raxhimi zbuloi edhe 'sekretin'.

“Një sekret i vogël. Mund t’ia kemi bërë me hile, pasi ne kemi luajtur me “12 vetë”, pasi unë së shpejti do të bëhem me një bebe”,  u shpreh portierja e Vllaznisë Ardiola Raxhimi.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?