Historia emocionuese e çiftit amerikan, njihen dhe planifikojnë dasmën e tyre në TikTok, ceremonia në Las Vegas (VIDEO)

23 Shkurt 2021, 10:21| Përditesimi: 23 Shkurt 2021, 13:47

  • Share

U njohën në Tik Tok  dhe u martuan në Las Vegas, kjo është historia e çiftit amerikan.

Takimi i tyre ishte unik dhe dasma erdhi pasi Gunnar Michels, një kameraman 24 vjeç, publikoi në TikTok një video duke thënë se do të martohet me dikë që do të takoj në platformën sociale.

Në mesazhin e tij, ai tha se njerëzit shqetësohen shumë për çdo gjë prandaj ai ka vendosur ta shijojë atë , duke marrë hapin e çuditshëm të blejë bileta për të dhe gruan e tij të ardhme, kushdo qoftë ajo, për në Las Vegas, aty edhe ku do të martoheshin.

Pas publikimit të video mesazhit të tij, i riu mori qindra mesazhe por ajo që i kapi vëmendjen ishte Danielle Elleinad, e cila iu përgjigj me një video personale ku e prezantoi vetën.

24 vjeçarja nga Pensilvania tha se ajo ishte e duhura sepse jeta e saj gjithmonë ka qenë shumë serioze dhe gjithmonë ka ëndërruar që të ketë një dasmë të çmendur. Elleinad gjithashtu tha se ajo e pëlqen shumë idenë e thyerjes së disa normave sociale pasi jeta është shumë e shkurtër për të mos e bërë atë.

Pasi e pa videon, Michels komunikoi me Elleinad dhe vendosën se ku do të takohen, që ai të propozoj asaj martesë. Në videon e propozimit, Michels shihet tek bëhet gati dhe thotë se po e bëjnë më në fund.

Për 2 muaj, ata vazhdimisht publikuan video për të iu treguar ndjekësve të vetë se si po shkon planifikimi i dasmës dhe përgatitjet.

Ata u martuan ditën e Shën Valentinit, dhe Michels ka thënë se ai nuk mund të kishte kërkuar për një grua më të mirë.

Historia e dashurisë së tyre është shumë e pazakontë, por ata janë duke e shijuar çdo moment të lidhjes së tyre.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?