Lucas Perez

Historia emocionuese e sulmuesit, pagoi 'nga xhepi' 500 mijë euro për t'u larguar nga La Liga! Rikthehet në vendlindje për ligën e tretë

5 Janar 2023, 22:29
  • Share

Sporti dhe kryesisht futbolli nuk lidhen vetëm me fitimet financiare. Ndonjëherë janë emocionet dhe përgjegjësia, ato që dalin mbi aspektin ekonomik, me lojtarë të ndryshëm që kanë futur zemrën në vendimet e merkatos.

E tillë është edhe historia e Lucas Perez, sulmuesit 34 vjeçar që braktisi Cadiz në La Liga të Spanjës për t'u bashkuar me klubin e ligës së tretë, Deportivo La Coruna.

Skuadra emblematike në gadishullin Iberik prej vitesh vuan pjesëmarrjen në liga të ulëta, me Perez që është rikthyer aty ku ka lindur dhe ka luajtur në vitet 2016-2018.

Veç vendimit për t'u larguar me dëshirë nga elita e Spanjës, Perez pagoi nga xhepi 500 mijë euro për të prishur marrëveshjen me Cadiz. Në karrierë, sulmuesi ka luajtur me klube si Atletico Madrid, Rayo Valecano, Dynamo Kiev, PAOK, Arsenal, West Ham apo edhe Elche.

Mbi 7 mijë tifozë u shfaqën në prezantimin e tij, aty ku Perez luftoi të mbante emocionet. “Jam kthyer në shtëpi. Unë nuk jam yll, jam i njëjti fëmijë që luajti në rrugët e La Coruna, paratë nuk janë të rëndësishme", tha sulmuesi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?