Historia frymëzuese e Endritit: Tezja fitoi betejën me kancerin, nipi i dhuroi flokët

21 Tetor 2020, 19:00| Përditesimi: 22 Tetor 2020, 09:17

  • Share

TIRANË- Të përjetuarit të sëmundjes së rëndë të kancerit tek njeriu i tij i afërt e shtyu Endritin të bëjë të dhurojë flokët e tij në ndihmë të të gjitha grave që mund të jenë duke kaluar të njëjtën vështirësi, që tezja e tij fatmirësisht e kaloi.

“Në fillim fillova ti zgjas flokët për qejf, kur pashë që po zgjateshin mirë thash po i dhurojë meqë edhe tezja ime ka kaluar kancerin kështu që ishte vështirësi. Kur bien flokët bie dhe një pjesë e identitetit kështu që duhet një ndihmë në këto raste”- u shpreh Endriti.

“Ndihem mirë që dhashë flokët, besoj do të përdoren për një paruke të bukur sepse janë flokë natyrale pa ngjyrë. Tezja ka qenë me kancer në stomak nuk ka qenë me kancer gjiri, por problemi është i njëjti që duhet të presësh flokët edhe ka nevojë gjithmonë për paruke kështu që është dicka që prek cdo familje, shpresoj që shumë njerëz të tjerë të bëjnë të njëjtën gjë”-tregoi me tej Endri.

Tetori i sensibilizimit në luftën kundër kancerit të gjirit, ka depërtuar edhe tek dy vogëlushe. Elisa 11 vjec dhe Aulona 13 vjec janë dy motra të cilat dhuruan flokët e tyre që më pas të kthehen në paruke për femrat luftojnë me kancerin e gjirit.

“Unë ndjehem shumë e gëzuar dhe të gjithë ato që do marrin flokët e mi ti gëzojnë sepse unë dëshiroja që ti dhuroja.  Kam shumë që i kam rritur flokët, nuk i kam prerë që 5 vjec ndonjëherë kaq të shkurtra dhe dëshirojë që të gjithë të vijnë dhe të bëhen pjesë e kësaj ndihme dhe t'i presin flokët dhe të dhurojnë sa më shumë.

Unë e kam marrë frymëzimin nga motra ime e vogël. Shumë femra në botë bullizohen për shkak të mungesës së flokëve dhe fillojnë bien në depresion por mendoj se dhurimi i flokëve pavarësisht cdo gjëje është një bamirësi sado e vogël ose ndryshe një humanizëm dhe shpresoj që kjo ndihmë sado e vogël t’iu hyjë në punë femrave”-thanë dy motrat e vogla.

Shumë vajza u ulën sot në karrige tek instalacioni "Reja" në Tiranë për të prerë flokët, mes emocioneve për kontributin e tyre që i vjen sadopak në ndihmë, grave dhe vajzave të prekura nga kanceri i gjirit.

 “Ndjehem shumë e lumtur. Në fakt kam pak kohë që kam pritur për këtë event sepse e kisha parë para disa kohësh dhe isha shumë e emocionuar që do të isha pjesë. Jam shumë e emocionuar jam dhe shumë e lumtur që më në fund mu dha mundësia që të bëja këtë gjest të vogël mirësie le të themi për heroinat tona që luftojnë kundër kancerit të gjirit.

Është një lloj ndjenje që nuk është as trishtim, as lumturi por është si gëzim që ti po jep dicka nga vetja dhe je i vlefshëm në shoqëri. Të dhurosh dicka nga vetja është më mirë se te japësh dicka monetare apo dicka materiale. Ti dhuron dicka që vjen nga shpirti dhe nga trupi yt”-u shprehën disa prej vajzave që dhuruan flokët.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?