Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) ka kryer një studim se si raportohet në mediat shqiptare e kaluara.
Për këtë u diskutua edhe në emisionin e sotëm ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, ku drejtuesja e IDMC Jonila Godole, shpjegoi se çfarë u vu re gjatë këtij studimi.
Sipas saj, rrjetet sociale po rrezikojnë manipulimin e historisë.
‘Ne kishim monitorimin e mediave, mediat klasike televizioni dhe platformat online dhe rrjetet sociale. Ne bëmë një studim duke monitoruar 701 emisione në muajin nëntor- dhjetor 2024 për të parë se na ca gjendje është media dhe si raportojnë mediat dhe pamë që pjesa më e madhe e postimeve vinin nga njerëz anonim që s’janë historianë dhe as gazetarë.
Sot ka një sfidë të madhe për historiarët dhe për mësuesit e historisë, pasi ata konkurrohen nga rrjetet sociale, nga video që bëhen virale dhe që shoqërohen me një tekst që s’ka lidhje me atë që ka ndodhur. Ka pasur postime edhe me emra të byros poltike emri më i qarkulluar është emri i Envëer Hoxhës në Tik Tok dhe në Facebook dhe këto të dyja ishin platformat me profilet më të mëdha për të, se thuhej se çfarë do të thoshte ai për një ngjarje të caktuar që mund të ketë ndodhur në ditët e sotme.
Roli i gazetarit që ne pamë televizionet lineare përpiqen që të respektojnë disa norma duke ftuar ekspert dhe historian. Kjo ishte një gjetje e studimit, kurse rrjetet sociale janë jashtë kontrrolit dhe është rrezik i madh se si do të manipulohet historia në të ardhmen. Jemi në kohën e inteligjencës artificiale dhe qarkullojnë video të manipuluara', tha ajo.
Teksa u ndal tek fakti se si duhet që të vërtetohet një dokument nëse është i vërtetë ose jo, ajo tha se duhet që të ketë edhe trajnime se si të lexohet një dokument arkivor.
‘Gazetari duhet që të jetë i vetëdijshëm si ta lexojë një dokument arkivor. Nga studimi i pa se mbi 70 për qind e emisione nuk kanë asnjë burim të vetëm dhe jo të kenë dhe dëshmi dhe burimsë bashku, janë edhe gazetar me përvojë që marrin rrugën më të lehtë bëjnë bisedë pa u bazuar në asnjë dokument. Duhet që të ketë edhe trajnime në media si të lexojnë dokumente arkivore ’, tha ajo.
Për gazetaren Admirina Peçi, mungojnë emisione dedikuar krimeve të komunizimit.
‘Nuk duhet që të ketë keqinformim për fëmijët, sepse ata janë të ndjeshmë ndaj atij keqinformimi sepse ata do të informohen sot dhe do të kakofonohen me këto informacione. Është mungesa e një pasqyrimi me fakte dhe me dëshmi dhe me analizë. Sot mungojnë edhe emisione që të jenë të dedikuara për krimet e komunizimit', tha ajo.
E pyetur se sa e vështirë është që ti marr të vërtetën një historiani gjatë një interviste, ajo tha se për këtë duhet që një gazetar të informohet për historinë nga fillimi.
‘Unë jam e përgatitrur dhe nëse se di historinë atëherë s’ke si e pyet historianin. Unë kam shkuar në arkivin e shtetit kur kishte vetëm historian dhe asnjë gazetar dhe kërkonim për kuriozitetin tonë. Dhe duhet filluar përshembull për luftën nga fillimi i luftës, pastaj janë parë vit pas viti mbi ca kolona u ndërtua diktatura. Nëse ti je e përgatirur në këtë mënyrë s'ka historian që mund të devijoi’, tha ai.
Komente

KRIMET E KOMUNIZMIT ISHIN:-1 UZINAT,2KOMBINATET,3 BUJQËSIA MODERNE,4 SHKOLLAT,5 HIDROÇENTRALET DHE MBI TË GJITHA FORCAT E ARMATOSURA TË SHQIPËRIS. KËTA ME KËTO SHOQATA NUK E DI SE A KANË SY QË TË SHOHIN KU E ÇUAN ATDHEUN QË SOT NUK GJËNË NJËGOZHDË MADE IN SHQIPËRIA. JU LUTEM LËRENI TË SHKUARËN TË GJYKOHET NGA BREZA TË TË ARDHMES.
Përgjigju