Dipa Lipa

Historia pas gjerdanit me diamant 100 karatësh që kishte Dua Lipa në Met Gala, vetëm 4 gra në të gjithë botën e përdorën më parë

3 Maj 2023, 10:09| Përditesimi: 3 Maj 2023, 10:15

  • Share

Të gjithë sytë ishin te Dua Lipa kur ajo arriti në tapetin e kuq të Met Gala mbrëmjen e së hënës. Aq sa veshja, vëmendje të madhe mori edhe varësja me diamant 100 karatësh që i dha shkëlqim paraqitjes së saj.

Ajo kishte zgjedhur një varëse me gur diamanti të Tiffany&Co. Por ka një histori intereante pas këtij gjerdani.

Diamanti origjinal i verdhë 128.54 carat u gjet në vitin 1977 në minierat e diamantit Kimberley në Afrikën e Jugut dhe prej asaj kohe ka qenë një nga pjesët më të famshme të Tiffany. Në vitin 2019 kishte vlerën 30 milionë dollarë.

Vetëm 5 gra janë zgjedhur që të mbajnë diamantin origjinal të Tiffany. E para ishte Mary Whitehouse që e zgjodhi si aksesor për një ballo të vetë kompanisë në vitin 1957. Ajo u ndoq nga Audrey Hepburn, e cila e kishte pjesë të veshjes së saj në vitin 1961 për reklamën, këngëtarja e famshme Lady Gaga në vitin 2019 për çmimet Academy, Beyonce në vitin 2021 për fushatën Tiffany&Co.

E fundit ishte Dua Lipa, të cilës ia ngulën të gjithë sytë në shfaqjen e famshme të modës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?