Sociale

Historia prekëse, çifti rikthehet nga SHBA dhe bëhen prindër kujdestarë të 2 fëmijëve në Shtëpinë e Fëmijëve Korçë! (VIDEO)

22 Gusht, 14:27| Përditesimi: 22 Gusht, 14:48

  • Share

Kjo është historia prekëse e një çifti të ri.

Arianna, e rikthyer nga SHBA, në moshën 29-vjeçare vendosi të bëhet nënë kujdestare e dy fëmijëve nga Shtëpia e Fëmijës në Korçë. Së bashku me bashkëshortin, Tomas, ata hapën jo vetëm shtëpinë, por edhe zemrën e tyre.

“Jam Ariana, jam 29 vjeç dhe kam qenë prind kujdestar prej 7 muajsh. Kam kujdestari për 2 fëmijë. Unë në fakt e kam kërkuar vetë në Bashki për këtë lloj programi”, shprehet ajo.

Kurse Mamica Shishi, koordinatore e qendrës së shërbimeve mbështetëse për familjen dhe në familje, tha:

“Një nga shërbimi është edhe fuqizimi dhe sensibilizimi i familjeve kujdestare. Një prej tyre ishte edhe ajo e Tomit dhe Arianës”.

Marjana Jorgji, drejtuese e Shërbimeve Sociale, nënvizoi:

“Çdo fëmijë meriton dashuri, siguri, një vend që ta quaj shtëpi, bëhu ti ndryshimi në jetën e një fëmijë, sepse dashuria ndërton familje”.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka ndarë edhe një video-postim në Facebook për këtë rast.

“Kjo histori është dëshmi e fuqisë së dashurisë dhe kujdesit familjar”, shprehet ajo mes të tjerave.

Ndërsa më tej thekson se po punohet edhe për një kuadër ligjor, për të përafruar standardet e BE-së dhe Konventën e OKB-së për të drjetat e fëmijëve, me qëllim përforcimin e kujdesit alternativ.

“Po punojmë për një kuadër të ri ligjor, të përafruar me standartet e BE-së dhe Konventën e OKB-së për të drejtat e fëmijëve, për të forcuar më tej sistemin e kujdesit alternativ dhe për të reformuar institucionet rezidenciale të përkujdesit në shërbime me qendër familjen”, shkruan ministrja.

Në fund, Koçiu thekson se ‘synimi ynë është që çdo fëmijë të rritet në një familje, me dashuri, siguri dhe mundësi për një të ardhme më të mirë”.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?