Sociale
Top 24

Historia prekëse e dy të moshuarve nga Korça, gjatë natës bashkojnë krevatet e ndara (Foto)

30 Qershor 2018, 15:51| Përditesimi: 30 Qershor 2018, 23:21

  • Share

Dy të moshuarit nga Korça, Fadil dhe Lumturije Mane, të braktisur nga fëmijët e tyre, u sistemuan dje nga Shërbimi Social në Kuçovë.

Në fotot e shpërndara nga Shërbimi Social u panë dy krevatet e ndara të çiftit, ndërsa mëngjesin e sotëm mjekët janë përballur me një ‘surprizë’.

Gjatë natës çifti ka bashkuar krevatet për të qenë bashkë. Rasti i dy të moshuarve në Korçë, ka ngjallur reagime në rrjetet sociale. Shumë njerëz janë solidarizuar me ta pasi fëmijët i nxorrën në rrugë.

Pasi historia e tyre u bë virale në rrjet, Shërbimi Social i mori të moshuarit dhe i strehoi në një azil. Transferimi nga Korça për në Kuçovë është bërë në kujdesin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Shërbimit Social, Luneda Sufali. 

Krevatet dje kur të moshuarit shkuan në azil

Krevatët ditën e sotme kur shkuan mjekët

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Saskia hermosa: 09/07/2018 07:13

    Pse nuk jane masa per femijet e ketyre te moshuareve

    Përgjigju
  • And: 30/06/2018 20:08

    I ka strehuar myftynia e Korces perse nuk e thoni kete?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?