Historia prekëse e inspektores së burgut që birësoi vajzën që kërkonte lëmoshë në rrugët e Tiranës: Në '97 ma rrëmbyen, por e gjeta sërish! Tani më ngjan mua në çdo gjë

3 Nëntor 2022, 13:27| Përditesimi: 3 Nëntor 2022, 13:46

  • Share

Meri Mezini, me profesion inspektore burgu i ka frymëzuar të gjithë me historinë e saj, të një njeriu që i do dhe kujdeset për të tjerët. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli”,  ndërsa foli për librat e saj, të cilët janë frymëzuar nga historitë njerëzore brenda mureve të burgjeve, ajo tregoi edhe historinë personale të saj, se si birësoi një vajzë të vogël në vitin 97’ që kërkonte lëmoshë në rrugët e Tiranës.

Në vitet 97’ kur kam ardhur në Tiranë kam njohur një lypëse të vogël, ajo kishte një motër dhe një vëlla, vinte nga një familje shumë e madhe, prindërit ishin martuar dy herë. Unë sot e kam vajzën time të birësuar jo me letra, por fëmijët e mi e kanë motër. Sot ajo jeton në Itali, e rrëmbyen  pasi e njoha unë, u lodha që ta birësoja me letra, nuk ma dhanë. Gjithsesi e gjeta mënyrën për tu kujdesur për të. Nuk dua ti zë letrat në gojë, para dashurisë, ajo letrat e saj I ka këtu brenda meje. Komunikojmë shumë, cdo mëngjes, cdo orë, shkojmë vjen, fëmijët e duan shumë, bashkëshorti e do shumë. Fëmijët e mi e duan shumë, janë rritur me të, e kam njohur në periudhën që edhe fëmijët e mi ishin të vegjël. Ajo lypte, unë nuk e duroja dot  që lypte, ja blija ato kaushët, i jepja lekët, ja jepja prap kaushët, se shishte kausha me bajame. Pastaj filloi flinte tek unë,  I jepja rroba, ushqim, kujdesesha për të, I mësova cdo detajë barabartë me fëmijët e mi. Një moment ia kërkova të ëmës, e ëma ishte e sëmurë në sanatorium, shkova atje, I thash e dua me letra. kam dy cuna dhe dua ta birësojë vajzën që të kujdesesha për të. Ajo tha po gojarisht sepse kishte një tragjedi tjetër, ishin shumë fëmijë, me njërin vëlla që ishte i droguar e torturonte, e dhunonte në mënyra nga më çnjerëzoret. Ajo ishte vërtet një fëmijë i mrekullueshëm, tani më ngjan mua në çdo gjë” rrëfeu ajo.

Pas shumë vitesh, ajo vendosi të shkruantë një roman për vajzën që birësoi dhe kalvarin e vuajtjeve që pasuan këtë histori. “Djali që urrente femrat” është pikërisht romani që ka të gërshetuar këtë histori reale dhimbjeje por edhe dashurie rrëqethëse.

Në moshën 15 vjec humbi e rrëmbyen me një grup fëmijësh në Tiranë në 97’ , humbën shumë fëmijë atëherë, midis tyre ishte dhe kjo. Aty është gërshetuar historia edhe më këtë djalin, pasi kalonin moshën 15 vjec i kalonin prosituta, ky djali e ndihmoi, nuk doli asnjë ditë në rrugë falë këtij djali, I cili më pas u martua me një vajzë që dashuronte, jo me vajzën që ndihmoi. Historia vazhdon pasi ai djalë e burgosi urrejten ndaj femrave, bëri denocnim që të shpëtonte nga tutorët dhe bëri edhe vet burg” tregon ajo me tëj, për historinë që tashmë e ka hedhur edhe në faqet e librit.

Ora 13:47
Inspektorja Meri Mezini hedh në letër historitë njerëzore që e kanë emocionuar dhe frymëzuar brenda mureve të burgjeve: Mos paragjykoni një njeri edhe pse ka gabuar

1667479796_Sequence01.00553616.Still002.jpg

Një histori frymëzuese u trajtuar sot në “Rreze Dielli’. Inspektorja e Burgut Meri Mezini rrëfeu në ‘Rreze Dielli” dashurinë për profesionin e saj nga i cili ka arritur të njoh plot njerëz në muret e burgjeve që e kanë frymëzuar që të shkruajë libra dhe që historitë e tyre ti hedh në letër.

“Historitë janë të gjitha të vërteta, janë histori të djemve dhe vajzave që kryejnë dënimet në burgjet shqiptare dhe unë i njoh ata personazhe nga afër. Unë aty e kam ndjerë veten si nënë. Njerëzit duhet ta dinë se brenda atij burgu le ça flitet aty janë shëruar mijëra djem dhe vajza shqiptare, kanë dalë të pastër” tha ajo.

Ndër të tjera, inspektorja e burgut Meri Mezini e cila   ka fituar edhe titullin “Ambasadore e paqes” për librin “Diell brenda burgut tim”, thotë se policia ka qenë ëndrra e saj e madhe, po ashtu edhe shkrimi I librave.

Unë kam 8 vite si police, dy gjërat që kam dashur në jetë edhe shkrimin edhe policinë I arrita më në fund. Unë kam pasur xhaxhin oficerë, ka qenë në ministrinë e mbrotjes dhe më thonin që i ngjan xhaxhit dhe e kisha ëndërr. Dhe thoja do bëhem një ditë ose oficere ose police. Nuk e arrita dot, më doli agronomi në Korçë, nuk më pëlqeu, më doli më pas ekonomi-financë në Kamëz  e lash dhe u futa në jurdik. Me vones por i arrita të gjitha gjërat” rrëfehet ajo.

Sot ajo i ka arritur të dyja, duke ndihmuar edhe shumë persona të gjejnë rrugën e tyre në jetë.

Unë nuk mund të rri pa bërë donacione, pa dhuruar rroba, i them çdo gruaje në kafe, çfarë keni në shtëpi tepër, i duhet dikujt. Edhe tek puna ku jam tani, ku mund të jenë paketuar mbi 20 pako me rroba, unë ua vendosja kutinë tek dera, ato të gjitha rrobat i mblodhën aty dhe ua cuam dhe do coj gjithmonë” tregon ajo më tej.

Ndërsa dha edhe një mesazh të bukur në fund të bisedës së ngrohtë që ndau në “Rreze Dielli”

Njeriu po nuk deshi veten nuk i do as të tjerët, unë e dua veten, e dua familjen, i dua dhe të tjerët.

 

MC//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?