Paralelet mes Lionel Messit dhe Lamine Yamal tashmë janë të pashmangshme, por shfaqja e kësaj fotografie, dhe natyra e origjinës së saj, e çon lidhjen në një nivel krejtësisht tjetër.
Në vitin 2007, familja e Yamal fitoi mundësinë që fëmija i tyre gjashtë muajsh të ishte pjesë e një fotosesioni me një lojtar të Barcelonës për një kalendar që po bëhej për të mbledhur para për bamirësi.
Rastësisht, Messi, 20 vjeç në atë kohë dhe në fazat e hershme të karrierës së tij në Barcelonë, ishte lojtari i zgjedhur për Yamal.
Joan Monfort ishte fotografi i cili ka zbuluar detaje në lidhje me fotografimin.
“U ndjeva shumë i lumtur kur e mora vesh”, tha ai për “Sky Sports”. “Jam i lumtur që kjo foto është parë nëpër botë”, shtoi më tej Monfort.
Po të mos kishte qenë për Mounir Nasraoui, babai i Yamal, duke postuar fotografitë në rrjetet sociale, fotot mund të mos ishin bërë kurrë të njohura për publikun.
Messi dhe Sheila Ebana, nëna e Yamal, janë të gjithë të buzëqeshur në fotografinë në fjalë, por Monfort pranon se nuk ishte fotosesioni më i lehtë.
“Messi është një djalë shumë i turpshëm, shumë introvert”, thotë ai.
“Ai është tani dhe ishte shumë më tepër më parë. U desh pak kohë që të ndërvepronte me një fëmijë gjashtë muajsh. Por në fund, e vërteta është se ata të dy bënë shumë. Lamine ishte një djalë shumë i mirë. Ai e bëri Messin për vete në një kohë të shkurtër", tha më tej Monfort./ KosovaPress
I bekuar nga Zoti i futbollit! Xhemal me shumë fat ecën në gjurmët e Mesit ! Sa mbrekulli!
Përgjigju