20 vite më parë Daniela Stoica, një vajzë Rumune e cila sapo kishte përfunduar studimet në Bukuresht, njihet me Stefan Faber, korçarin që po specializohej për kirurgji në Bukuresht. Ata vendosën ta kalonin bashkë jetën. Këtu nisën dhe dilemat e para, a do ta linte Daniela atdheun e saj për hir të dashurisë?
Sot Daniela Stoica ndjehet e realizuar. Ajo është Drejtuese e Departamentit të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Korçë. Në rrëfimin e saj ajo tregon rrugëtimin drejt Shqipërisë, përshtypjet e para për korçarët, përballjen me mentalitetin shqiptar dhe Shqipërinë ku ikja e dritave ishte një normalitet.
Por mbi të gjitha ajo flet tregon vendosmërinë që e karakterizonte për të sfiduar veten e për t’ja dalë.