Mundesi Zelimkhan Abakarov i cili garon për Shqipërinë

Historia u shkrua, por sot mundja shqiptare kërkon medaljen e artë! Abakarov kundër kampionit amerikan të botës

17 Shtator 2022, 11:12| Përditesimi: 17 Shtator 2022, 11:15

  • Share

Për herë të parë Shqipëria do të garojë sot në një finale të Botërorit të mundjes dhe kjo falë rusit Zelimkhan Abakarov, i cili rreth një vit e gjysmë më parë mori pasaportën shqiptare. Në orën 18:00 Abakarov do të përballet në stil i lirë, kategoria 57 kilogramë, kundër amerikanit Thomas Patrick Gilman, kampioni i botës në fuqi.

Për të arritur në finale, një ditë më parë Abakarov mposhti në Beograd mundësin serb Miçiç, nënkampionin e Europës dhe medalistin e Lojërave Mesdhetare.

Ora 12:36
Të paktën 60 milionë lekë, mundësi rus i natyralizuar në shqiptar mund të rrisë shpërblimin

Mundësi rus i natyralizuar në shqiptar, Zelimkhan Abakarov, ka siguruar 60 milionë lekë të vjetra nga shteti shqiptar për arritjen në finalen e Botërorit që po mbahet në Beograd të Serbisë.

Ligji i shpërblimeve thotë se për vendin e dytë në Botëror akordohen 60 milionë lekë të vjetër, ndërsa në rast se ia del të mposhtë në finale kampionin amerikan në fuqi atëherë shifra shkon 100 milion.

Ndërkohë shpërblimet e tjera për rezultatet në Botërore vijojnë: 40 milionë për vendin e tretë, 20 milionë për të katërtin, 10 milionë për të pestin, 8 milionë për të gjashtin, 6 milionë për të shtatin dhe 4 milionë për vendin e tetë.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?