Historiani: Ndikimi i Luftës së Vlorës mbi zhvillimet e brendshme politike në Shqipëri

2 Shtator 2020, 16:56| Përditesimi: 2 Shtator 2020, 17:20

  • Share

Ndonëse, për rëndësinë e zhvillimit të Luftës së Vlorës para 100 viteve historianët kanë prezantuar studime të ndryshme, duke ndalur tek forcat që e organizuan, arsyet edhe impaktet që pati për fatin e vendit, e veçanërisht rolin e saj në zgjidhjen e nyjës ‘gordiane’, ku pavarësia e Shqipërisë, që nga 1912-ta kishte mbet peng i saj, historiani Beqir Meta përmes dokumenteve arkivore të huaja sjell studimin, “Ndikimin që kishte Lufta e Vlorës mbi zhvillimet e brendshme politike në Shqipëri”.
“Kur Lufta e Vlorës përfundoi krijoi një valë entuziazmi,  pasi Pavarësia e Shqipërisë ishte në pikëpyetje të mëdha, por pas kësaj ky nacionalizëm edhe tek vet shqiptarët krijuan një imazh shumë pozitiv në radhët ndërkombëtare. Zgjidhi nyjën ‘gordiane, që pavarësia e Shqipërisë kishte mbet peng i saj, pasi nëse do të largohej Italia nga Shqipëria edhe dy fqinjët, ai verior dhe jugor, Serbia dhe Greqia ishin të detyruar që të hiqnin dorë”, shprehet Meta.

Meta e cilëson periudhën pas Luftës së Vlorës, si një periudhë presioni të Italisë mbi Shqipërinë, duke shfrytëzuar veçmas anëtarët e Komitetit të Kosovës dhe rrymën italo-file. 

 “E gjithë periudha pas Luftës së Vlorës, ka qenë kohë e presionit të fuqishëm italian mbi elitën shqiptare për ta përçarë, edhe për të larguar nga fqinjët, drejt krijimit të një shteti që do të ishte nën varësinë italiane. Së pari, mbështeti italo-filët, siç ishin ata të qeverisë së Durrësit. Po ashtu me premtimin se Kosova edhe Shqipëria do të bashkoheshin, manipuluan edhe anëtarët e Komiteti të Kosovës, Hasan Prishtinën”, thotë Meta.

Ndërsa, Lufta e Vlorës për të, së bashku me atë të UÇK-së janë dy më të rëndësishmet për kombin shqiptar

 “Lufta e Vlorës është e rëndësishme, njësoj sa ajo e UÇK-së në Kosovë”, përfundon historiani Meta.

Historiani përfundon, se ndonëse shqiptarët vërtet e fituan Luftën e Vlorës, por do t’i paguanin një haraç presionit italian, për shkak të vizionit të paqartë kombëtar. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 04/09/2020 01:27

    Tani ja ke keputur nje mufke te madhe o z.Beqir!Mos e krahaso luften e Vlores me ate te UCK.Dhe lufta e Vlores nuk eshte me e rendesishmja.Vetem tre luftra jane me rendesi:lufta per pavaresi qe coi te 1912,lufta nacional-clirimtare gjate L.II.B dhe lufta e UCK per clirimin e Kosoves.Te gjitha te tjerat jane kategori e II dhe e III,por me sa duket ju jeni nga ajo zone dhe ju pelqen ti ngrini rendesine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?