Studio Live

Historiani Kasmi i përgjigjet Belerit: Himara ka vetëm një nënë Shqipëria

15 Korrik, 19:01| Përditesimi: 15 Korrik, 19:28

  • Share

Fredi Beleri ishte sot në Athinë pas lejes së dhënë nga Drejtoria e Burgjeve shqiptare. Nesër pritet që të bëjë betimin si eurodeputet në Strasburg.

Në ‘Studio Live’ gazetari Artur Nura dhe historiani Marenglen Kasmi diskutan këtë rast, teksa Beleri deklaroi se Himara do të ketë pranë nënën Greqi. Nura tha për Arbër Hitajn se sot Shqipëria tregoi se është një vend në zhvillim.

'Nga zoti Beleri priten vetëm deklarata politike. Njihemi nga Europa si shoqëri në zhvillim. Sot u demonstrua një demokraci funksionale. Një i burgosur ka të drejtën e tij të lëviz lirisht, pasi është zgjedhur nga një vend tjetër, tregon funksionalitetin e demokracisë shqiptare të ligjeve. Janë të pritshme këto nga Beleri. Beleri në këtë rast nga nëna Greqi, ka dy nëna. Duhet ta pranojmë. Popullsia minoritare greke nuk është në shifrat që prezantohen. Ka dhe shumë shqiptarë që janë konvertuar në vorio epirot. Jemi shoqëri pragmatiste. Nuk i ka ofruar Shqipëria. Në Greqi nuk di të ketë fjalë kalova lumin dhe ashtu kalin. I ka shërbyer dhe qëndron deri në fund.'

Historiani Kasmi dha një pasqyrim historik të Himarës, duke theksuar se nuk është folur kurrë aty për minoritar pasi ka qenë një zonë shqiptare, madje qendra e Labërisë dhe e kryengritjeve kundër Osmanëve.

'Nuk mund të flasim për minoritet grek në Himarë. Ka vetëidentifikim të tillë këto 30 vite preh shqiptarëve. Ka një fenomen pragmatiste. Sikurse referuar deklaratës së zotit Beleri. Dy nënat e tij mund ti përdor në gojë ashtu siç ka të drejtë. Himara ka një nënë dhe kjo është Shqipëria. Një territor që historikisht ka qenë shqiptar. Sidomos pas pushtimit osman me termin Himarë nënkuptohej 50 fshatra,  e gjithë Labëria. Organizoi gjithë qëndresën ndaj dy sulltanëve. Flasim për territor shqiptar, një krahinë pas vdekjes së Skënderbeut ngritën krye kundër osmanëve. Dhe nuk e pranoi këtë gjë. Kryen luftime dhe fituan statusin autonom. Vetëqeverisje, por duke paguar haraçin.

Nuk është gjuhë nëne greqishtja në Himarë. Është gjuhë e marrë për nevoja ekonomike. Minoriteti është status. 2 minoritete janë njohur në 1912, ai grek në Dropull dhe një malazez në  veri të Shkodrës. Nuk është përmendur Himara si minoritet. Është shpikje e zallamahisë shqiptare këto 30 vite të fundit.'

Edhe Nurën nuk mund të flitet për zonë minoritare, por vetëm për një zonë ku flitet edhe greqisht. Nga ana tjetër, Athina është investuar shumë për të krijuar minoritet.

'Tensionet në Himarë kanë qenë gjithmonë. Ka një investim në Athinë që Himara të marrë ngjyra greke. Këto bëhet fjalë për një investim politik që nuk mund të fitoj kurrë. Mjafton të shkosh si turist në Himarë, ku një pjesë janë të ardhur. Nuk ka pse shqetësohemi që Beleri ka nënën Greqi të parë.'

Kasmi nënvizoi se situata jo normale me fqinjët ka lindur 2 shekujt e fundit, me shfaqjen e nacionalizmit në Europë, ku fqinjët tanë kanë pasur pretendime territoriale.

'Jemi një vend që të paktën 200 vitet e fundit, i duhet të jetojë me dy fqinj që kanë pasur synime ndaj territoreve shqiptare, ndaj kësaj ideje të Vorio Epirit. Mund të flasim për luftën Italo greke, prej të cilit buron ligji i luftës.'

Nura përgëzon iniciativën e PDIU për abrogimin nga ana e Greqisë për ligjin e luftës me Shqipërinë.

'Duhet përgëzuar iniciativa, sensibilizon edhe qeverinë që duhet të reagojë në mënyrë dinjitoze. Ne kemi kryeministrin si ministër të jashtëm, me një performancë të shkëlqyer. Këtë gjë besoj, siç i tha përgjigje ambasadorit rus në OKB mund të bëjë të njëjtën gjë edhe me Greqinë. Ligji ka qenë kundrejt Mbretërisë së Bashkuar Italo Shqipërisë. Është abroguar me Italinë por jo me Shqipërinë.

Duke qenë dinjitoz mund të fitojmë edhe me Greqinë. Edhe me Belerin treguam dinjitet shtetëror. Duke ditur që Beleri në PE do të flas për të drejtat e shkelura të minoritetit grek, por këto duhen menaxhuar me dinjitet. PDIU kur u themelua kërkuan të drejta të barabarta me minoritetin grek në Shqipëri. Kërkojnë të drejtën e shtetësisë.'

Ky ligj siç thotë historiani ka ardhur gjatë luftës së dytë botërore, kur Greqia hyri në luftë me Italinë fashiste.

'Jemi në kohën kur Shqipëria ishte bashkuar me Italinë, kur Viktor Emanueli e quante veten mbret të Shqipërisë. Pasi mbaron lufta, Greqia me Italinë e hoqën përmes një traktati paqeje. Ky është ligji i vetëm i luftës, shtete pjesëmarrës që ka ligj lufte me shtetin fqinj. Jemi dy vende të NATO-s, aleatë. Nuk ka asnjë rresht si NATO, si do veprojë nëse dy shtete do luftojnë kundër njëri tjetrit.'

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?