Jannik Sinner

Sport

Historike/ Jannik Sinner përmbys dhe zbret nga froni Carlos Alcaraz, bëhet italiani i parë që fiton Wimbledon

13 Korrik, 21:00| Përditesimi: 13 Korrik, 21:03

  • Share

Angli - Jannik Sinner është fituesi i Wimbledon për vitin 2025. Numri një i botës fitoi me përmbysje 3-1 (4-6, 6-4, 6-4, 6-4) me sete kundër Carlos Alcaraz, duke ulur nga froni spanjollin i cili ka fituar dy herë këtë trofe dhe mban vendin 2 në botë. Veç fitores, Sinner shkëputet në krye të renditjes dhe fiton pikë të rëndësishme; duke u hakmarrë kështu për humbjen në Roland Garos 35 ditë më parë.

Alcaraz vinte me petkun e fituesit në fuqi për dy edicionet e fundit të turneut Grand Slam dhe mori setin e parë me shifrat 6-4. Por Sinner nisi shërbimet e tij të jashtëzakonshme duke vënë në vështirësi të vazhdueshme spanjollin në setet e mëtejshme, teksa e detyroi atë të gabonte me përgjigjet në rrjetë apo jashtë.

Me lojë të mirë dhe pikë të njëpasnjëshme, Sinner përmbysi gjithccka në 3-1 duke u bërë italiani i parë që fiton Wimbledon. Ky ishte turneu i katërt Grand Slam në karrierën e Sinner, pas dy triumfeve në Australian Open dhe një në US Open.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama kërkon shkarkimin e administratorëve e nënkryetarëve, si e vlerësoni?