Bota

Historike, Joe Biden zgjedh ekipin përgjegjës për komunikimin me median të përbërë vetëm nga gra (VIDEO)

30 Nëntor 2020, 09:56| Përditesimi: 30 Nëntor 2020, 13:58

  • Share

Për të parën herë në historinë e vendit, presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden dhe zëvendëspresidentja e zgjedhur, Kamala Harris kanë përzgjedhur shtatë gra për stafin e Shtëpisë së Bardhë që do të jenë të ngarkuara me komunikimet median.

Ekipi do të drejtohet nga Kate Bedingfield, ish-zëvendës drejtoreshë e komunikimit gjatë fushatës së Biden.

Jen Psaki, e cila ishte drejtore komunikimi e Shtëpisë së Bardhë gjatë presidencës së Barack Obama, do të jetë sekretare shtypi dhe aktualisht është pjesë e ekipit të tranzicionit.  Biden ka premtuar të ndërtojë një administratë të larmishme që pasqyron të gjitha pikëpamjet e vendit.

Dy ndihmësit kryesorë të shtypit për zëvendës-presidenten e zgjedhur, Kamala Harris do të jenë Symone Sanders dhe Ashley Etienne. Ndryshe nga pozicionet e kabinetit, zyra e shtypit nuk kërkon konfirmimin e Senatit.

Ekipi do të drejtohet nga Kate Bedingfield, ish-zëvendës drejtoreshë e komunikimit gjatë fushatës së Biden.

Pas fitores së tij në zgjedhje, Biden ka zbuluar edhe rolet kyçe në administratën e shtetit. Javën e kaluar, ai tha se zgjedhja e tij është "një ekip që pasqyron faktin se Amerika është kthyer" dhe do ta mbante vendit te sigurt.

Por, ndërkohë që bëhet gati të marrë drejtimin e shtëpisë së Bardhë, Biden pësoi fraktura në këmbë pasi rrëshqiti ndërsa luante me qenin e tij Major.  Gjatë ditës së sotme presidenti i zgjedhur do të marrë njoftimin e parë presidencial, një përmbledhje tepër sekrete ç'ka bëhet e mundur, pasi një javë më parë Trump ra dakord që të niste procesi i tranzicionit. E megjithatë pretendimet e Trump për manipulim zgjedhjesh vazhdojnë, edhe pse në Uisconsin dhe Pensilvani  ato u hodhën poshtë. 

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • dori: 30/11/2020 10:21

    amerikanet do zgjedhin me plebishit heren tjeter. ky njeri do beje me amerikanet ate qe edi rama dhe grate e tuj po bejne me ne. sjam seksist por grate drejtuese jane shkaterrimi i shtetit.

    Përgjigju
    • CaBone: 30/11/2020 11:42

      O shoku prit ta fitoj nje her pastaj shofim e bejm?

    • Zani: 30/11/2020 10:50

      Ti sje seksist, je thjesht pyke ari

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?