Edon Zhegrova

Historike/ Lille mposhti Real Madridin në Champions, Edon Zhegrova ‘Lojtari i Ndeshjes’ nga UEFA

3 Tetor, 10:03| Përditesimi: 3 Tetor, 10:05

  • Share

Pas 13 ndeshjesh radhazi pa humbje në Champions, Real Madridi bie 1-0 në transferte ndaj Lille në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës së grupit në Ligën e Kampionëve sa i përket formulës së re.

Edon Zhegrova zhvilloi një paraqitje fantastike ndaj Realit, me yllin shqiptar të Kosovës që u zgjodh “Lojtari i Ndeshjes” nga komisioni teknik i UEFA-s, duke spikatur me klasin dhe talentin e tij.

Zhegrova ishte një nga lojtarët më të spikatur të sfidës, duke i hapur probleme të mëdha në krahun e djathtë madrilenëve. Zhegrova fitoi edhe penalltinë, e shndërruar në gol nga francezët.

As Mbappe, Vinicius, Bellingham apo yjet e tjerë të Real Madrid nuk shkëlqyen më shumë se Zhegrova. Sulmuesi i Kosovës bëhet i pari shqiptar që shpallet si më i miri i një ndeshje në Champions League dhe më shumë vlerë këtij vlerësimi i jep kundërshtari përballë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?