Historike për Partizanin, të dielën luan ndeshjen e parë të Superligës në stadiumin e ri

7 Nëntor 2022, 19:25| Përditesimi: 7 Nëntor 2022, 22:44

  • Share

Të dielën Partizani do të luajë për herë të parë një ndeshje Superlige në stadiumin e ri. Lajmi konfirmohet për Report TV nga drejtuesit e klubit, të cilët po punojnë intensivisht që impianti të jetë gati në fundjavë. Aktualisht po punohet për vendosjen e pankinave ku qëndrojnë stafet e ekipeve, ndërsa prej ditesh punohet për rrethimin e fushës.

Do të jetë pikërisht sfida me Bylisin në orën 13:00 që do të shënojë ndeshjen e parë të të kuqve në këtë stadium. Më herët Partizani ka luajtur një ndeshje kupe në turin e parë, por në përgjithësi sfida të tilla luhen edhe në fusha stërvitore, ndërsa me Bylisin është një ndeshje për elitën e futbollit shqiptar.

Të mërkurën ose të enjten do të nisë edhe vendosja e impiantit të ndriçimit, por që ndeshja e parë me drita do jetë vetëm në 2023. Fusha e stadiumit në kompleksin Partizani është me bar sintetik, por duke qenë se shumë stadiume janë mbyllur atëherë ka patur një nxitim nga FSHF dhe klubi i Partizanit. Në Selman Stërmasi gjendja e fushës lë për të deshiruar, ndërsa Air Albania po bëhet gati për ndeshjet e kombëtares.

Kompleksi i ri i Partizanit është ndërtuar në zonën e Tufinës, në një ish-rrepart ushtarak pranë "Rrapit të Treshit". Stadiumi në fjalë ka një kapacitet prej 4500 vendesh, ndërsa ka nisur të ndërtohet që në gusht të 2016.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?