Kombëtarja kuqezi

Historike për Shqipërinë/ Kombëtarja e minifutbollit kalon grupet e Botërorit

7 Qershor 2023, 19:07
  • Share

Kombëtarja shqiptare e minifutbollit për meshkuj ka shkruar historinë, duke kaluar në fazën me eliminim direkt në Botërorin që po zhvillohet në Essen të Gjermanisë. Barazimi 0-0 kundër Kolumbisë bëri që djemtë e Irtan Sejkos të kalonin më tej, aty ku i pret Ukraina më 8 qershor në orën 20:35.

Kuqezinjtë e mbyllën grupin F në vendin e tretë pas dy barazimeve dhe një humbjeje. Me suksesin dhe arritjen "në xhep", Shqipëria do tentojë të kalojë ukrainasit për të vijuar garën dhe shkruar një tjetër faqe në historinë e minifutbollit.

Në këtë event, Shqipëria e nisi keq aventurën duke humbur 1-0 me Portugalinë pas golit të Nogueira, teksa barazoi 1-1 me Moldavinë. Kundër moldavëve, golin për tanët e shënoi Reçi. Edhe pse me vetëm një gol të shënuar dhe dy të pësuar në tre ndeshje, tanët do kërkojnë sukesin nesër kundër Ukrainës.

Festa e kuqezinjve

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?