'Historike për Shqipërinë', trajneri i Luiza Gegës: Me rezultatin e Botërorit barazuam Gjermaninë, shpërblimi s'ka krahasim me arritjen

23 Korrik 2022, 14:29| Përditesimi: 23 Korrik 2022, 14:43

  • Share

Të mërkurën Shqipëria u zgjua me një rezultat fantastik në Botërorin e Atletikës në Amerikë, pasi Luiza Gega, jo vetëm theu rekordin kombëtar, por u rendit edhe në vendin e pestë.

“Është historike për Shqipërinë sepse ne jemi një vend i vogël dhe këtë sport e bëjnë 216 shtete. Aktualisht vetëm për vendin e pestë të Luizës e klasifikon Shqipërinë të 41 në botë, duke lënë 175 shtete pas. Shtete që kanë investuar fort si Afrika e Jugut janë lënë pas, ndërsa Gjarmania është baraz me ne. Jo vetëm theu rekordin kombëtar, por edhe tabunë duke mposhtur sportistë që janë të nivelit shumë të lartë,”-u shpreh Taulant Stërmasi, trajner i Luiza Gegës.

Rezultati i Luiza Gegës mund të kishte qenë akoma më i lartë në rast se nuk do kishte ndodhur një incident në aeroport.

“Na u vështirësuan në fakt kushtet në Amerikë për shkak të mungesës së valizheve, pasi nuk kishim bazën materiale si veshjet, fizioterapinë dhe suplimentet për Luizën. Kanë patur një peshë të caktuar këto,”-deklaroi Taulant Stërmasi, trajner i Luiza Gegës.

Ndonëse rezultati është historik shpërblimi për për sportisten nuk i afrohet. Vendi i pestë në botë i mundësoi Luizës vetëm 10 milionë lekë të vjetra.

“10 milionë vendi i pestë, por kjo është situata. Unë do bëj propozimet e mia për një moment tjetër. Ne s’mund ta ndryshojmë ligjin dhe ta bëjmë me fuqi prapavpruese, por sigurisht që duhet të ndryshohet. Nuk ka Shqipëria kaq shumë sportistë që të dalin në vendin e pestë të botës dhe aq më shumë në atletikë,”-tha Taulant Stërmasi, trajner i Luiza Gegës.

Për trajnerin e atletikës më e mira për Luiza Gegën ende nuk ka ardhur, pasi priten medalje që në muajin guusht.

“Unë maksimumin e formës së Luizës e pres në Europian. E di shumë mirë që bëri maksimumin në Amerikë, por e di që maksimumi i saj është akoma më lart. Pres kohë më të mira dhe siç e ka thënë edhe Luiza luftojmë për medalje të artë,”-u shpreh Taulant Stërmasi, trajner i Luiza Gegës.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?