Spanja është shpallur për herë të parë kampione e botës në futboll për vajza. Iberikët në finalen e zhvilluar në Australi kundër Anglisë fituan me rezultatin 1-0 falë golit të realizuar nga Carmona Garcia në pjesën e parë.
Në vijim britaniket u munduan ti ndryshonin historinë kësaj përballje, por e patën të pamundur. Madje në minutën e 70 Hermoso mund të vriste finalen e Sidnejt, por numri 10 nuk ia doli të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë. Gjithsesi deri në fund rezultati do të mbetej i pandryshuar dhe do të ishin vajzat e trajnerit Jorge Vilda, të cilat do fitonin trofeun më prestigjioz të botës.
Vetë trajneri i Spanjës pas finales tha se është e vështirë ta besosh atë që ndodhi. Jorge Vilda shtoi se ‘tani është koha për të festuar dhe do ta bëjnë gjatë këtë’.
Historia e Spanjës është shumë frymëzuese, pasi për herë të parë morën pjesë në një Botëror në 2015, ndërsa po për herë të parë në 2019 arritën të kalonin grupet. 4 vite më pas ‘La Roha’ është kampione bote. Madje ky është edhe një kurorëzim perfekt, pasi më herët ekipet U-17 dhe U-20 të Spanjës për vajza ishin shpallur kampione bote.
Si Spanja ashtu edhe Anglia luanin për herë të parë një finale Botërori.
Klikoni këtu për të parë golin e ndeshjes