Sociale

Rai TV flet shqip, do transmetojë çdo të dielë në gjuhën arbëreshe! Gazetarët: Janë dashur 30 vite për të arritur në këtë fazë historike

24 Shtator, 14:57| Përditesimi: 24 Shtator, 15:01

  • Share

Në ekranin e Rai Kalabria çdo ditë të javës do të transmetohet një emision që do të promovojë kulturën e hershme të arbëreshëve të Kalabrisë, gjuhën dhe trevat ku kanë jetuar prej shekujsh. Një ngjarje historike kjo për komunitetin arbëresh në Itali.

Në emisionin “Sot, Live në Shqipëri”, nën drejtimin e Nertil Agalliut, ishin të ftuar gazetarët Arbër Agalliu dhe Nicola Bavasso, të cilët treguan rëndësinë e lartë dhe vlerën e madh të këtij realizimi si për televizionin ashtu dhe në radio, për të gjithë komunitetin arbëresh si një kontribut i madh dhe i vyer për ruatjen e tratidave të hershme me rrënjë shqiptare.

“Më në fund sepse kjo lëvizje siç e kam thënë gjatë gjithë javës, duhej bërë 30 vite më parë kur senatori Mario Bruneti, mbronte pakicat gjyqësore në Itali dhe atë arbëreshe.

Janë dashur 30 vite për të arritur në këtë fazë historike ku Rai i dedikon jo vetëm një hapësirë por edhe buxhet pakicave arbëreshe Janë dashur 30 vite, nga ku komuniteti arbëresh ka pësuar ato goditjet e veta, sic ka qenë emigracioni masiv”, tha Arbër Agalliu.

Gazetari Nicola Bavasso ka treguar se një dokumentar ku do të paraqiten dhe trojet apo katundet arbëreshe, do të transmetohet cdo të djelë në nga ora 09:00 deri në orën 10:00, ndërsa në radio transmetimi do të jetë i pothuajse i përditshëm ku pjesë e paneleve do të jenë persona të ndryshëm për të diskutuar e analizuar mbi gjuhën  e traditat arbëreshe.

“Rai në televizion do të transmetojmë 4 takime në muaj. Çdo të djelë nga 9 deri në orën 10 do të dërgojë një dokumentar, emision në gjuhën arbëreshe ashtu sic e kemi realizuar me cilësinë Rai. Për katundet arbëreshe, gjuhën dhe kulturën arbëreshe. Kemi dhe një palincest në radio. Në radio kemi filluar të shtunën që shkoi, kemi emisione radiofonike. Tani në fillim transmetojmë 3-4 në ditë në javë e më pas për 5 ditë në javë.

Kemi tematika të ndryshme, kulturore, gjuhësore, historike dhe folklorike, fshatrat e katundet arbëreshe. Do të përforcojmë gjuhën dhe kulturën arbëreshe sepse tani është pak në rrezik për ruajtjen dhe mbrojtjen e kësaj kulture”, tha Nicola Bavasso.

Ndër të tjera ai tha se kontrata madhëshore me Rain nuk do të mbetet vetëm me kaq. Promovimi i kulturës arbëreshe do të vijojë më tej së bashku me mbështetjen e ministrive italiane. Këtu gazetari përfshin dhe nxitjen e realizimit të një projekti për futjen në shkolla të gjuhës arbëreshe.

“Tani projekti do të vazhdojmë dhe të do të shkojë përpara për 30 muaj. Ky është projekti i parë, por besoj se do të vazhdojmë përpara dhe për të tjera sepse te marrëveshja që kemi realizuar nga Rai me ministrinë italiane do të vazhdojmë. Ky është një e drejtë që i përket pakicës arbëreshe. Si një e drejtë do të jetë gjithmonë e ruajtur dhe e mbrojtur në realizime.

Katundet arbëreshe janë 15 dhe janë të ndara më së shumti në jugun e Italisë, Kalabri, Siçili, Puglia, por më shumë janë në Kalabri. Rai Kalabira u zgjodh si selia kryesore.

Mungon mësimi i arbërishtes për nxënësit e rinj në shkollë. Nëpërmjet emisioneve në Rai do të kishim qëllimin për nisjen e projektit të mësimit të gjuhës nëpër shkolla. Nëse gjuha nuk fitet nga të rinjtë, ajo do ë humbet. Kështu ka jetuar prej më shumë se 5 shekujsh. Brezi i ri e flet më pak sesa ne kur ishim të vegjël. Do ta ruajmë dhe nga ana politike sapo të nisim një veprim më të fortë dhe sa të zbatojmë një të drejtë që e kemi.

Jam në gjuhën arbëreshe dhe kjo gjuhë pati ndikime nga gjuhë t tjera, italiane, greke. Dhe disa fjalë mungojnë tek gjuha arbëreshe. Ne kemi një bazë leksikore të bashkuar me shqipen jo më pak se 50%. Kemi dhe qëllimin sa të mësojmë brezin e ri që të përdori më mirë gjuhën arbëreshe. Do të marrim huazime dhe nga gjuha shqipe”, shtoi më tej.

Gazetari Arbër Agalliu u shpreh se ky projekt do të japë një kontribut të madh të ruajtjen e gjuhës dhe të traditave ndërthurur me vendbanimet arbëreshe.

“Të ruhet gjuha arbëreshe, që deri më tani është ruajtur në ambientet familjare dhe në aspektin e mësimit. Kemi pasur disa ndalesa në këto kohërat e fundit, duhet riparë dhe pak ligji. Duhen parë kohëzgjatjet e pritjeve. Jo vetëm gjuha por të ndizen reflektorët dhe ndaj kulturës arbëreshe. Shumë italianë sidomos kush jeton jashtë kufijve jashtë rajoneve ku gjenden komunitetet arbëreshe. Duhet të dinë që të dielën nga ora 09:00 deri në 10:00 në Rai Kalabri do të dëgjojnë një gjuhë që nuk është italishtja, und të jetë interesante për ta për të zbuluar se cfarë gjuhe po flasin në ato qyteza që at ai njohin mirë. Në televizion do të jepen imazhe në katundeve të arbëreshëve ndërsa në radio do të jepen bashkëbisedime dhe debate të ndryshme mbi tematika të ndryshme”, tha ai.

Në përmbyllje, Agalliu dhe Bavasso treguan se institucionet shqiptare kanë dhënë mbështetjen dhe kontributin e tyre për komunietin arbëresh ndërsa theksojnë  se një peshë të madhe e kanë dhe vetë isstitucionet italiane si vendi ku dhe vetë Kalabria ndodhet.

“Institucionet shqiptare kanë qenë të pranishëm gjithnjë e më shumë në komuniteti arbëreshe. Arbëreshët janë qytetarë italianë dhe gjenden në territoret italiane. Shteti shqiptar mund të bëjë vetëm lobim. Pala shqiptare sidomos institucionet në krah komuniteteve arbëreshe, dhe jo vetëm por ehe bashkëkombasit tanë. Kohet e fundit nga diaspora, më së shumti shqiptarët nga Kosova, kanë filluar një fluks interesant për sa i përket turizmit në trojet arbëreshe. Duhet të jenë shembull për bashkëkombasit tanë”, tha Arbër Agalliu.

“Veçanërisht për Shqipërinë dhe kam përforcuar udhëtimet midis Kalabrisë dhe Shqipërisë. Dhe presidenti Begaj ka ardhur për të vizituar katundet arbëreshe. Janë këta raporte midis politikave arbëreshe me ato ë Shqipërisë Në këtë rast në emisionin në Rai besoj se do të përforcohen dhe më shumë sepse Arbëria me Shqipërinë kanë rrënjë të njëjta dhe do të bëhen më të forta”, tha ndër të tjera Nicola Bavasso.

K.B/Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?