ITALI - Shqipëria siguroi medaljet e para historike në disiplinën e skive, në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore që po zhvillohen në Torino.
Në këtë event Shqipëria po përfaqësohet me 6 atletë me aftësi të kufizuara intelektuale në 3 disiplina sportive dimërore, për herë të parë në historinë e sportit shqiptar.
Elizon Kacanja dhe Joanis Myrtollari janë dy atletët që kanë shkruar historinë, duke fituar medaljet e parë Olimpike për Shqipërinë. Medalje e Argjendtë për Elizon Kacanja, garuese në Ski Alpine për kategorinë Novice Giant Slalom, vajza. Medalje e Bronztë për Joanis Myrtollari, garues në Ski Alpine për kategorinë Novice Giant Slalom, djem.
Komente

Urime kampionë!
Përgjigju