Lojtarët e ekipit Kosova

Sport

Historike/ Kosova ‘shkel’ Islandën dhe ngjitet në Ligën B të Ligës së Kombeve

23 Mars, 20:30| Përditesimi: 23 Mars, 20:45

  • Share

Kosova e futbollit ka shënuar të dielën e 23 marsit 2025 një rezultat historik, duke u ngjitur në Ligën B të Ligës së Kombeve. Dardanët ’shkelën’ 1-3 Islandën në ndeshjen e kthimit të luajtur në Murcia të Spanjës, teksa katër ditë më parë kishin fituar 2-1 në Prishtinë.

Në sfidën e kthimit heroi i Kosovës ishte Vedat Muriqi që shënoi tre gola në minutat 35, 45+3 dhe 79-të. Me këtë tripletë ai shkon në kuotën e 31 golave në 57 ndeshje me fanellën përfaqësuese, duke u bërë golashënuesi më i mirë i Kosovës në histori.

Tanimë ekipi i Franco Fodas mund të shijojë suksesin e merituar, ndërsa nga edicioni i ri i Ligës së Kombeve do luajë me skuadra më të forta.

Sa për kujtesë, Shqipëria pas paraqitjes zhgënjyese zbriti në Ligën C.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Askushi: 23/03/2025 20:35

    Bravo Dardanet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?