Historiku i përballjeve, Çekia 4 fitore kundër Shqipërisë! Kuqezinjtë sukses vetëm në miqësore, asnjë në sfidë zyrtare

5 Shtator 2023, 18:43| Përditesimi: 5 Shtator 2023, 21:52

  • Share

Të enjten në Pragë kombëtarja do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme të viteve të fundit, pasi përballet me Çekinë kryesuese të grupit për kualifikueset e Europianit. Kjo nuk është hera e parë që dy kombëtaret përballen, por historia favorizon çekët pavarësisht se herën e fundit fituan 3-1 sfidën miqësore.

Në total dy kombëtaret janë venë përballë njëra-tjetrës në 6 raste, ndërsa 5 prej tyre kanë qenë në periudhën kur Çekia dhe Sllovakia ishin bashkë. Tre sfidat e para kanë qenë miqësore, një fituar nga Çekosllovakia dhe dy të tjerat nga Shqipëria. Të vetmet ndeshje zyrtare janë zhvilluar në vitin 1991 për kualifikueset e Europianit, teksa Çekosllovakia i ka fituar të dyja. 0-2 në Tiranë dhe pak më vonë 2-1 në Pragë.

Edhe të enjten Çekia është favorite për disa arsye. E para luan në shtëpinë e saj dhe është si kryesuese e grupit, me 1 pikë më shumë se Shqipëria ndjekëse. Edhe në baste ka një koeficient të ulët për fitoren që shkon në 1.53, ndërsa fitorja e kombëtares sonë kuotohet 7.5.

Megjithatë në këtë përballje, e katërta në grup për kuqezinjtë, të besuarit e Sylvinho-s do të kenë një avantazh të vogël. Ndonëse në transfertë, parashikohet që në stadiumin me 20 mijë vende 3 mijë të jenë shqiptarë. Për tifozërinë mike 1 mijë biletat në dispozicion janë shitur rreth 1 muaj më parë, por tifozët kuqezi kanë pritur shitjen e biletave nga federata çeke dhe kanë blerë në tribunat e vendasve.

Për t’u theksuar edhe fakti, se si trajneri Sylvinho, por ashtu edhe dy futbollistët Cikalleshi dhe Bajrami kanë kërkuar se në rast se nuk fitojnë, atëherë minimum do jetë që kombëtarja të mos humbasë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?