Sociale

Historitë për Ditën Ndërkombëtare të Romëve, gjyshja pastron rrugët për të rritur mbesën me epilepsi! Kadria u martua 12 vjeçe, sot me 2 fëmijë e divorcuar

8 Prill, 18:36| Përditesimi: 8 Prill, 18:44

  • Share

Albana, 45-vjeç nga komuniteti romë punon në bashki. Ajo pastron rrugët e qytetit, për të siguruar të ardhurat për të realizuar misionin e vërtetë, të rrisë mbesën e saj 7 vjeçe që vuan nga epilepsia. E ka marrë që në lindje, pasi vajza e saj nuk mund të kujdesej për shkak të varfërisë.

“Ajo është 7 vjeç, unë e ndjekë me psikologë, me çdo gjë. Atë e kam marrë unë që nga materniteti sepse goca nuk i kishte kushte ekonomike edhe i thane qe do shumë ta rrisësh, po që dërgoja mamit”, shprehet Albana. 

Një tjetër histori e martesës së hershme. Kadria, ishte vetëm 12 vjeç kur mori mbi supe përgjegjësi që nuk i takonin. Sot, 23 vjeç është nënë e dy fëmijëve, e ndarë dhe jeton me prindërit e saj.

“Çunin e kam 5 vjeç, gocën e kam 2 vjeç. Unë jam ndarë me burrin. Babi tyre nuk përgjigjet fare, ndërsa këto mi rrit babi. Me bidonë", shprehet ajo. 

Dita Ndërkombëtare e Romëve, është një mundësi për të dëgjuar historitë që shpesh mbeten në “hije”.  Arsimimi , strehimi , punësimi dhe përkrahja e tyre sociale, mbeten ende sfida që duhen kapërcyer. Dhe pikërisht këto ishin sfidat që u diskutuan në aktivitetet e organizuara ne Fier dhe Lushnje.

“S’kemi te ardhura ne. Shtëpia pikon, oborri mbushet me ujera të zeza sepse janë çarë tubat. Edhe ato te ujit janë çarë.  Ata që kanë blejnë, ata që nuk kanë pinë nëpër çezmat.

 

Në Elbasan komuniteti rom kërkon legalizimin e banesave.

“Ne kërkojmë se banesën  ta kemi tonën, të marrim një certifikatë pronësie të jemi të sigurta”

Diskriminimi i shtuar në rrjetet sociale ndaj komunitetit rom ishte një tjetër kambanë alarmi e ngritur në aktivitetet e këtij 8 prilli, teksa anëtarë të këtij komuniteti dhe shoqërua civile kërkojnë reagim.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • jani: 08/04/2025 23:14

    MOS U MARTONI KAQ TE RINJ,,,,12 vjec,,20 VJEC E LART TE JETE MOSHA PER MARTESE,,,PARLAMENTTI TA BEJE LIGJ PER TE GJITHE SHQIPTARET.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?