TIRANË– Një 27 vjeçar, me iniciale A.H., ka rënë në prangat e policisë pas denoncimit të një qytetareje.Kjo e fundit sipas policisë është mashtruar nga i riu, I cili kishte premtuar një vend punë në këmbim të parave.Vendi i punës që 27 vjeçari i kishte premtuar ishte në Ministrinë e Drejtësisë, në Agjencinë e Trajtimit të Pronave, për një shumë prej 350 eurosh.
Sipas gazetës ‘Si’, e reja u mashtrua aq lehtë, saqë i dyshuari i kërkoi t’i depozitonte dokumentat në një adresë emaili të hapur prej tij ku shkruhej “Ministria e Drejtësisë Sekretaria”. Madje gjatë pritjes ajo shkoi tek Ministria e Drejtësisë për të pyetur se kur do ta njoftonin për punën dhe pas kësaj ajo ka kuptuar se me shumë mundësi ishte mashtruar. D.B është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë dhe qëllimi i saj ishte të punësohej si juriste në një institucion shtetëror, por ende nuk e kishte bërë të mundur këtë gjë deri ditën kur kontaktoi me 27 vjeçarin.
“ A.H. e njoh prej kohësh kur kryem masterin në fakultet dhe gjithashtu e kam shok në Instagram. Në datën 25 janar pashë një postim të tij ku ai fliste për një projekt ku synonte të punësonte një asistente jurist”.
E reja menjëherë pas njoftimit komunikoi me të dyshuarin, që iu përgjigj se do ta niste një numër telefoni pasi ai të fliste me ta për punësimin.
“Mbasi fola me këtë numër, dhe më dërgoi një kartë identiteti me emrin e shtetasit E.T., Fola me OJF në What’s up dhe më orientuan të bëja dokumentat dhe se duhet të paguaja një tarifë prej 100 euro. I dërgova eurot përmes transfertës në llogarinë e E.T.”.
Por pas dorëzimit të 100 eurove, personi me të cilin ajo komunikoi në What's up i shmangej duke u justifikuar se ishte sëmurë, pasi ishte prekur nga COVID.
“Në këto kushte i bëra screenshoot bisedës dhe ja nisa A.H. dhe me tha mos u merr më me Inlab, pasi është hapur një vend pune tjetër në agjensinë e trajtimit të pronave dhe për t’u punësuar aty duhet të paguaja nën dorë shumën prej 350 euro te një personel që punonte tek burimet njerëzore e cila nuk do ta bënte njoftimin për vend pune si jurist”- kallzon D.B
Në ditët në vijim i dyshuari i ka dërguar si person kontakti një qytetare me inicialet K.M. që e mashtruara e ka takuar në një lokal pranë Ministrisë së Drejtësisë. Kësaj shtetaseje vajza i ka dhënë atë ditë 250 euro.
“ Ajo më tha se duhet të paraqitesha të nesërmen pranë Ministrisë së Drejtësisë për të firmosur kontratën e punës dhe t’i kisha me vete dokumentat. Pas kësaj A. H më njoftoi se duhet t’i dorëzoja dokumentat në adresën ministriaedrejtësisë[email protected] dhe pastaj më njoftoi se duhet t’i dorëzoja me postë”.
E reja ka preferuar që ti dërgojë me postë dokumentat drejt Ministrisë së Drejtësisë dhe pikërisht nga aty i ka mbërritur telefonata që ka zbuluar mashtrimin.
“ Zonja mu prezantua si shefja e protokollit në Ministri të Drejtësisë dhe më pyeti se përse i kisha dërguar dokumentat. I thashë që më ka thënë A.H, punonjësi juaj. Aty më bëri të ditur se ai nuk ishte punonjës i tyre. Më kërkoi t’i tërhiqja dokumentat ose do mi dërgonte me postë".
E reja sërisht ka komunikuar me mashtruesin që është justifikuar se dokumentat do t’i tërhiqte vajza që ai i dërgoi në takim dhe se nuk ishte e vërtetë që ai nuk punonte tek Ministria e Drejtësisë.
“ Pas kësaj fillova të dyshoj tek A.H. dhe shkova t’i tërheq vetë dokumentat. Aty mësova se shtetasja K.M. nuk punonte në ministri, por pranë shërbimit të provës. I kërkova takim A.H. dhe i kërkova të më kthente lekët por ai kërkoi kohë duke qenë se sipas tij duhet t’ua kërkonte njerëzve që i kishin premtuar se do më punësonin”.
Pas kësaj bisede, i dyshuari ka fikur telefonin dhe i ka bërë bllok të mashtruarës, derisa ajo mbas shumë përpjekjesh për ta takuar është bindur se nuk kishte asnjë rrugë zgjidhje tjetër përveçse t’i drejtohej policisë./SI