Dosje

Hitleri në Shqipëri, si i gjente spiunët, kush ishin? Exlusive në Esencë-Report Tv (VIDEO)

30 Maj, 22:05| Përditesimi: 30 Maj, 23:36

  • Share

Bazuar në kërkime, dosje, dokumenta dhe në arkivat gjermane. Si, kur dhe përse kanë ardhur agjentët e parë gjermanë në vendin tonë? Kush ishin bashkëpunëtoret e ngushtë të Gestapos, cili ishte roli i klerit dhe SI I GJENTE HITLERI SPIUNËT NË SHQIPËRI? Përse Gjenerali Fitzthum vendosi një aparat përgjimi në sallën e mbledhjeve të Qeverisë Shqiptare, përse nisi të mësonte dhe kuptonte shqip, madje ishte i mirëinformuar për çdo gjë që ndodhte atje?

Esencë, çdo të premte, ora 21 në Report Tv me Eljan Taninin.

Eljan Tanini: -Kasmi, si erdhi Gestapo në Shqipëri dhe si e shtriu jetën, apo aktivitetin te ne? Si nis ardhja e tyre ketu?

Marenglen Kasmi: -Gestapo u krijua në vitin 1933, ishte polici e fshehtë dhe politike, ideologjike, sitematike,  përbëhëj nga njerëz me arsim të lartë, u fokusua te kundërshtari.

Një punonjës i Gestapos në Berlin ishte për 4000 banorë. Himleri ishte kreu, puna e tyre bazohej mbi frikën dhe terrorrin, sepse ata punonin me masa brutale

Eljan Tanini: -Kur janë fillesat e tyre te ne?

Marenglen Kasmi: -Shtator 1943, më herët Gestapo nisi agjentët e saj që jetonin këtu të maskuar, herë si prift, inxhinier, të cilët kur u pushtua Shqipëria u thirrën sepse e dinin gjuhën tonë.

Fon Shaiger, një austriak që kish qenë këtu gjatë Luftës se Parë Botërore, kish lidhur miqësi të madhe në Shqipëri me krerët e veriut, njihte traditat dhe zakonet tona, ai ishte personi kyç, bashkëjetonte me një grua nga Greqia në Shqipëri

Eljan Tanini: -Si raportonin këta?

Marenglen Kasmi: -Këtu nuk pati një organizim të strukturar, në Shqipëri u fokusuan në detyra zbulimi dhe ushtarake, sepse punën kryerosre e bënin agjentët shqiptarë

Fitzthum dhe Hausning kishin rol kryesor, këta emra i dëgjon edhe në filmat tanë, bashkëpunimi ishte me inxhinierin Pan ndër të tjerë. Kolegët tanë historianë kanë luftuar në atë kohë, ata më pas u morën me studimet e kësaj fushe, unë kam bërë kërkime edhe në Gjermani ndër të tjera.

Gjenerali Fitzthum kish vënë përgjues në sallën e mbledhjeve të Qeverisë Shqiptare, madje mësoi edhe shqip! Himleri merrte gjithmonë informacion personal.

Zyrat e tyre kanë qenë në Hotel Continental, gjenerali ka jetuar diku në Rrugën e Elbasanit. SD-ja, zyrat e tyre kanë qenë në Rrugën e Durrësit sot pranë Ministrisë së Arsimit, për zgjerim shkojnë më pas te Tirana e Re. 

Njerëzit thonin Gestapo dhe nuk e bënin dot dallimin nga forcat e tjera.

Ata kanë bërë edhe krime dhe vrasje te ne edhe mbi forcat kundërshtare. 

Lange ishte ushtaraku kundër partizanëve, ishte i dërguari i plotfuqishëm, komanda e gjeneralit të komanduar ishte në Tiranë. Gestapo nuk ndërtoi në Shqipëri struktura për të ndjekur hebrenjtë, ata nuk u morën fare.

Arsyet janë politike, ata kishin një pushtim ndryshe sipas tyre, e gjitha kjo propagandë e pastër duke ofruar idenë e Shqipërisë së Madhe. Gestapo edhe gjatë pushtimit italian bëntë testime te ne. Konsulli gjerman te ne dhe gjenerali i komanduar nuk ishin fanatikë, kishin halle të tjera.

Dhënia e hebrenjëve mbase nuk është bërë e tille sepse ne ndër të tjera nuk kishim as trena. 

Eljan Tanini: -Sa ushtarë gjermanë erdhën këtu?

Marenglen Kasmi: -36.500 trupa erdhën te ne në Shqipëri. Ata të zgjidhnin vetëm nëse sipas tyre ishe racë Ariane.

Eljan Tanini: -Sa është numri i ushtarëve gjermanë të rënë te ne?

Marenglen Kasmi: -3 muaj ka qenë qetësimi i tyre pas luftës, për çdo mision duhet të kesh 3 njësi lufte, 2400 është numri i ushtarëve gjermanë të rënë në Shqipni.

Gjenerali Fitzthum ishte i njohur për brutalitetin e tij, rreth 45 vjeç ishte këtu, vdes në vitin 1945 në një aksident automobilistik, ai duhet të kishte dalë në gjyq.

Në listat gjermane gjen edhe emra të dëgjuar shqiptarësh.

Patër Anton Arapi ishte anëtar i regjencës, gjermanët të zgjidhnin edhe për shkak të kulturës, sidomos ata që kishin studiuar në Austri. Për ta bashkëpunimi me gjermanët ka të bëjë me faktin se po bënin diçka të mirë për Shqipërinë.

Eljan Tanini: -Kleri katolik ka qenë i lidhur ngushtë me Gestapon?

Marenglen Kasmi: -Shkodra ka patur numër më të lartë të bashkëpunëtorëve, më të lartë me gjermanët.

Dëshmitë e sekretares së Fitzthum, Elsa, e cila thotë se në Morinë u goditën nga partizanët e Fadil Hoxhës, me rregulla nuk duhet sepse atje kish të plagosur plus makinat i kishin të shënuar me kryqin e shëndetësisë.

Elsa, sekretarja e Fitzthum u dënua në Shqipëri me 20 vite burg, këtu bëri 10 vite burg, ajo ka dhënë shumë të dhëna ndër të tjera edhe shumë fakte për bashkëpunëtorët shqiptarë.

Shqipëria ishte vend i vogël me përparësi, ku në vende të tjera rezistenca ishte jo e përfillshme, edhe në luftën e Ukrainës sot ka bashkëpunëtorë, janë procese ku njeriu në luftë mendon bardhë e zi.

Eljan Tanini: -Sa ushtarë nazistë ndenjën në Shqipëri në burgje?

Marenglen Kasmi: -Bashkëpunimi me gjermanët ishte për arsye pragmatike dhe politike në Shqipëri.

Në Shqipëri pati  rreth 230-240 riatdhesime ushtarësh gjermanë, diku në vitin 1951-1952.

Robi i fundit gjerman nga bashkimi Sovjetik u kthye në vitin 1956

Në Shqipëri mund të kenë qenë rreth 1000 robër gjermanë, ku një pjesë  e mirë e tyre vdiqën për arsye të ndryshme, sepse robërit e luftës përgjithësisht janë të plagosur.

Kampi i tyre ka qenë në Valias, ata ishin specialistë të mirë në ndërtim, jo vetëm në Shqipëri ndodhi kështu.

Eljan Tanini: -Përgjimet ku bëhëshin Kasmi?

Marenglen Kasmi: -Në përgjithësi ishte vesh më vesh. Kur Fon Shaiger u rikthye në Shqipëri në shtator të vitit 1943, atij iu dha detyra e mobilizmit në Shqipëri, patjetër tha ai por unë dua të marr me vete kafe dhe 50 litra raki, sepse ai e dinte që duhet të shkonte me kafe dhe pije, shije të rralla në kohë lufte. Kafe kjo që u sigurua në Lisbonë e cila u pi në malet e Shqipërisë. 

Legata Gjermane kishte rëndësi të madhe këtu, të gjitha zyrat gjermane këtu koordinoheshin shumë qartë, diplomacia kishte përplasje me ushtrinë.

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 31/05/2025 03:19

    Z.Kasmi, une mendoj qe nuk pati perndjekje te hebrejve ne Shqiperi si ne pjeset e tjera te Evropes,sepse nuk kishte aq shume dhe jo sepse nuk kishte trena.Ne shtetet e tjera kishte aq shume sa kishte lagje te tyre,shkolla e deri varreza hebreje.Hebrejte evropiane kishin nje jetese shume-shekullore te mireformuar ne Evrope e kishin biznese qe fillonin nga dyqane te vogla e deri tek doktore,juriste,arpunues e bankiere.Ne Shqiperi kishte shume pak,me sa di kishte nje perqendrim te vogel ne Vlore,por mund te kete patur aty-ketu dhe ne qytete te tjera nje numer te pakonsiderueshem.Po te nisesh nga kendeveshtrimi gjerman i kohes ne mund te queheshim nje vend pa hebrej edhe pse kishim nje numer te vogel dhe kjo i ka shpetuar.Edhe ata refugjate qe i solli lufta e perndjekjet,nuk bene nje /dent/ ne numrin e pergjithshem te hebrejve ne vend e mbi te gjitha qe te gjithe,vendas e ardhacake u mbrojten e u fshehen mire nga popullsia shqiptare,gje per te cilen krenohemi.Sa per Pater Anton Arapin,ceshtja e tij eshte pak e komplikuar.Ai u zgjodh pjese e regjences shqiptare sipas ligjit shqiptar e nga perfaqesuesit shqiptar.U zgjodh gjate kohes se pushtimit,mund te mos e kishte pranuar ate rol per vete kushtet kur u zgjodh,por nuk e beri,por nuk mund t'a quaj spiun,nuk mund t'a quaj as bashkepuntor te nazisteve,per sa kohe nuk di nese ka marre vendime te faktuara ne dem te vendit e bashkeatdhetareve,por ama qe ishte pjese e nje qeverie kukull,kjo nuk mund te mohohet.Si te gjitha figurat e atyre viteve,i duhet nenshtruar nje rishikimi te paanshem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?