Karabinierët e Riminit në aksion

Bota

Hodhi çantën me 100 gramë kokainë para kontrollit dhe ‘dribloi’ karabinierët, kapet pas 7 muajsh 25-vjeçari shqiptar! Në kërkim shoku

12 Janar, 16:27| Përditesimi: 12 Janar, 16:30

  • Share

Itali- Policia italiane e Riminit ka rënë në gjurmët dhe arrestimin e një 25-vjeçari shqiptar, i akuzuar për trafik droge.

I riu që po banon aktualisht në një hotel në Rivazzurra, u arrestua falë ekzekutimit të një urdhri paraburgimi të lëshuar nga prokuroria, më 5 korrik 2024.

Historia daton në datën 2 korrik, kur 25-vjeçari me një ‘Mercedes Class A’, u ndalua për kontroll nga policia në stacionin Miramare. Patrulla kishte vënë re makinën që do të hynte në qytet dhe pas një ndjekjeje të shkurtër kishte arritur të ndalonte mjetin në fund të aksit pa rrugëdalje.

Ushtarakët kishin identifikuar dy persona, 25-vjeçarin shqiptar dhe një bashkatdhetar të ulur pranë tij si pasagjer, por nga kontrolli nuk kishte dalë asgjë e dyshimtë, aq sa patrulla kishte vendosur t'i linte të largoheshin.

Menjëherë pas kësaj, ndërsa policia po rikthehej në të njëjtën rrugë, një kalimtare u afrua dhe raportoi se kishte parë dy burrat të hidhnin një qese të zezë nga dritarja e përparme, përpara se të ndaloheshin. Ushtarakët e gjetën qesen pikërisht në vendin e treguar dhe brenda saj gjetën 127 doza kokainë, tashmë të paketuara dhe gati për t'u shitur, gjithsej 100 gramë, së bashku me 50 euro cash, informon media.

Pas zbulimit, policia është kthyer në vendin ku kishte ndaluar ‘Mercedesin’, por nuk kishte më asnjë gjurmë të dy personave. 25-vjeçari u lokalizua sërish në Rimini dhe pasi u arrestua, u dërgua në burgun e Casettit, në pritje të masës së sigurisë. Ende në kërkim mbetet bashkëpunëtori i tij.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?