SHKODËR- Gjykata e Shkalles së parë Shkodër ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ 32 vjeçaren që ka vrarë foshnjën e saj. Në seancën gjyqësore 32-vjeçarja nuk ka folur. Ndërsa avokati Bruno Pepaj e ka kërkuar ndryshimin e veprës penale nga vrasje në rrethana tjera cilësuese në vrasje e të miturve. Që është refuzuar nga gjykatësi i cili ka lënë në fuqi kërkesën e Prokurorisë dhe cilësimin e veprës penale. 32-vjeçarja do i nënshtrohet edhe një ekspertimi psikologjik. Avokati do të thirret nga Gjykata, pasi nuk ka ende nje avokat për ta mbrojtur në këtë çështje të rëndë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Golem më 4 janar. Vajza e pamartuar, identitetin e së cilës “Report TV” ka vendosur të mos e publikojë, e ka kryer krimin në gjendje të rënduar psikologjike. Ajo ishte e pamartuar dhe nuk kishte familje, ndaj jetonte me dajën në fshatin Golem, ndërsa fëmijës nuk i kishte deklaruar atësinë.
Foshnja erdhi në jetë në datën 30 dhjetor 2022, ndërsa O.G doli nga materniteti i Shkodrës në datën 4 janar 2023. Në gjendje të rëndë psikologjike, e reja e hodhi foshnjën në rrjedhën e lumit Kir dhe të premten e 6 janarit është drejtuar te murgeshat, të cilave u ka rrëfyer krimin e rëndë.
“E kam hedhur sepse nuk kisha ku ta lija”, mësohet se ka thënë ajo, ndërsa murgeshat njoftuan menjëherë policinë.
Me të marrë denoncimin blutë e Shkodrës nisën kërkimet në vendin e quajtur Postribë gjetën trupin e pajetë të foshnjës. E reja është vënë në pranga, ndërsa mbi të rëndon akuza e vrasjes. Mjeku i maternitetit të Shkodrës ka bërë me dije se 32-vjecarja refuzoi të regjistronte atësinë e fëmijës. Ajo kishte kërkuar që ta dorëzonte në shtëpinë e foshnjës por më pas kishte ndryshuar mendje dhe e kishte marrë me vete foshnjën.
Gjykata e Shkodrës caktoi masën e sigurisë arrest me burg për 32-vjeçaren me iniciale O.G., e cila hodhi në lumë foshnjën e saj 6 ditëshe.
Report Tv vendosi për të mos publikojë emrin e të resë.
Avokat leshi, këta e kan biznes perfitimi kriminel ordiner!
Përgjigju