I lënduari tjetër në zjarrin e rënë mbrëmjen e sotme në Komisariatin e Policisë në Kamëz është Dilaver Idrizi, të cilin gjykata e la sot në burg për tentativën e vrasjes së gruas së tij, pasi e hodhi nga ballkoni.
62-vjeçari Dilaver Idrizi do të mbetet ne qeli për dhunimin barbar të bashkëjetueses së tij dhe më pas hedhjen e saj nga ballkoni i katit të trete duke e paraqitur si aksidentale. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 11 mars, ndërsa Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë arrest me burg.
Fillimisht kjo ngjarje u raportua si aksidentale por hetimi zbuloi se 62-vjeçari Dilaver Idrizi kishte ushtruar dhunë barbare ndaj bashkëjetueses dhe e kishte hedhur nga ballkoni. Ka qenë vajza e gruas së dhunuar që ndihmoi hetuesit e Policisë së Tiranës për të zbardhur ngjarjen duke dëshmuar dhunën që 62-vjeçari ushtronte vazhdimisht ndaj nënës së saj.
Gruaja e cila u dhunuar dhe u hodh nga ballkoni kishte thyerje të legenit si dhe dëmtime te tjera trupore. Dhuna mes dy bashkëjetuesve ka qenë e pranishme që në fillim të lidhjes për shkak të xhelozisë por ishte munduar ta mbante lidhjen për shkak të fëmijëve, pavarësisht se ata kanë qenë prezent në disa raste dhune.
Lajmi kryesor:
Zjarr në Komisariatin e Policisë në Kamëz, vdes i arrestuari 26 vjeçar! Flakët nisën në dhomën e personave të ndaluar! Të asfiksuar edhe 2 persona, njëri prej tyre punonjës policie! Dërgohen në spital (VIDEO)
K.T.//ReportTv.al