Foto ilustruese

Kronikë

Hodhi lëndë piroteknike gjatë ndeshjes ‘Bylis-Flamurtari’, nisin hetimet për të riun nga Vlora

31 Gusht, 09:33| Përditesimi: 31 Gusht, 09:35

  • Share

Një 18-vjeçar do të hetohet në gjendje të lirë pasi dyshohet se gjatë ndeshjes së futbollit “Bylis-Flamurtari”, hodhi lëndë piroteknike në fushë.

Ngjarja u regjistrua një ditë më parë në në stadiumin "Adush Muça", në Ballsh.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin G. K., 18 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se gjatë ndeshjes së futbollit “Bylis-Flamurtari”, ka hedhur lëndë piroteknike në fushë”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se Kuvendi i ri do jetë më efikas për qytetarët se ai i kaluari?