Lihet në arrest shtëpie 49-vjeçari që hodhi molotov mbi gazetarët në protestën te bashkia

1 Qershor, 08:53| Përditesimi: 1 Qershor, 13:20

  • Share

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën 'arrest shtëpie' për Sokol Bushkolajn, protestuesi i Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë që rrezikoi jetën e gazetarëve dhe qytetarëve duke u hedhur molotov gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës.

Përfaqësues të Rithemelimit, Bledion Nallbati, Klevis Balliu dhe Elda Hoti ishin në gjykatë në mbështetje të tij, por të gjitha mediat në mënyrë demonstrative zgjodhën të mos filmojnë, pikërisht për qëndrimet që janë mbajtur nga Rithemelimi, kundër gazetarëve dhe pro protestuesit që i sulmoi me molotov teksa kryenin detyrën.

Prokuroria kërkoi arrest me burg për goditje për shkak të detyrës, shkatërrim i pronës me zjarr dhe shkelje e rregullave më lëndë plasëse. 49-vjeçari ishte në masën ‘detyrim paraqitje’ për protesta të mëparshme. Avokatët fillimisht kanë pretenduar se nuk ka qenë në Tiranë atë ditë. Më pas kanë thënë që ka qenë në Tiranë por jo në protestë dhe sipas tyre, personi i maskuar nuk ishte Sokol Bushkolaj dhe se nuk qëndron identifikimi që i ka bërë policia.

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema siguroi edhe momentin kur protestuesi sulmon me molotovë. Bushkolaj shfaqet totalisht i maskuar me qëllim që të mos identifikohet nga policia.

I veshur me një bluzë të bardhë, sipër saj mban flamurin shqiptar, me një kapele në kokë, syze dhe maskë e doreza kirurgjikale, 49-vjeçari shfaqet i qetë mes njerëzve të tjerë, kur nxjerr molotovët dhe i hedh në drejt të godinës së bashkisë, ndërsa një prej tyre ra në drejtim të gazetarëve dhe qytetarëve. Ai shpërfill edhe thirrjet e policisë, të cilët i kërkojnë të mos hedhë molotovë, ndërsa largohet mes pemëve për t'u fshehur. 

Protesta e 28 majit ishte e nënta që mbahej para bashkisë së Tiranës organizuar nga Rithemelimi partia e Lirisë dhe Aleanca për mbrojtjen e Teatrit. Askush në radhët e përfaqësuesve politik dhe organizatorëve që kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, nuk kërkoi tërheqje nga dhuna, përkundrazi, thirrjet kanë qenë për përshkallëzim të saj. Protesta agresive zgjati pak më shumë se një orë, ku u shfaq Argita Malltezi me thirrjet për të liruar të atin.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dervensi: 01/06/2024 15:27

    Ky bandit ,kriminel i Berishës! Duhet ta djegi dhe ta shkatrrojnë Bashkinë që të denohet? Pse gjygjtarët dhe prokurorët i heçin brekët para Sali krimit? Policia duhet të gërmojë se ky bandit nuk ka vetëm molotovin ,po ky dotë ketë dhe krime të tjera.

    Përgjigju
  • Ledi: 01/06/2024 13:34

    Lenia ne arrest shtepie e molotovistit I kept kurajo tethereve te sillen dhe me ashper.Rrezikoi jeten e policeve dhe gazetareve dhe Balliu,Nallbati dhe Hoti i salon nembrojtje?Po Sikur tju hide in ju Molotov si do reagonit ? do ta prank it veprimin ? Turp si gjithmone per ju

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 01/06/2024 11:45

    Gjykatat drejtohen akoma nga non grata që nga 1992.Kjo është arsyeja që KRIMI ËSHTË SHTUAR QËKURSE KY PËRBINDËSH ËSHTË NË OPOZITË.Drogën në LAZARAT e ligjëron ky Dragashit,e vaditi Luli,e shiti F. Noka e KO,fituan 100 % militantët e Sb me VILA VIPASH,e shëmbi LAZARATIN S.Tahiri ndaj shkoi në burg se donte Saliu se ngeli pa €,$,l..! -Ky protestuesi dhunshëm në përsëritje do hedh përsëri MOLOTOV në Bashkinë e Tiranës dhe do falet përsëri nga gjyqtarët e Sb Përbindëshit Tropojon fstkeqsi Kombëtare..!

    Përgjigju
  • asolingo: 01/06/2024 11:20

    Po te denohet ky njeriu i lashte demostratat apo protestat e tjera do te jene normale.Le te jete nje mesim si per te djathtet por edhe per te majtet.

    Përgjigju
  • Burg: 01/06/2024 10:04

    Ishalla denohet e behet hembull para se te vdesi njeri nga keto mostra qe hedhin molotov

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?