Foto ilustruese

Hodhi në treg kartëmonedha false, në pranga 37-vjeçari në Tiranë! Sekuestrohen 2 mijë dollarë

3 Maj 2023, 08:58| Përditesimi: 3 Maj 2023, 09:15

  • Share

TIRANË- Një 37-vjeçar është arrestuar në Tiranë për falsifikim parash. Fatlind Ahmetaj ra në pranga pas një hetimi disajavor pasi kishte hedhur në treg kartëmonedha të prerjes 100 dollarë të falsifikuara.

Disa kallëzime në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë çuar në arrestimin e 37-vjeçarit, i cili dyshohet se ka hedhur nëpër subjekte të ndryshme tregtare në Tiranë, kartëmonedha të prerjes 100 dollarë të falsifikuara.

Policia ka sekuestruar rreth 2 mijë dollarë false, ndërsa 37-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për vjedhje dhe për mashtrim.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale "Falsifikimi i monedhave" dhe "Mashtrimi".     

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?